IA: Torturat çnjerëzore dhe vdekjet masive në burgjet siriane(FOTO)

Një mjek sirian ka thënë se ai ishte torturuar dhe ishte detyruar të shikonte të burgosurit e tjerë , teksa ata vdisnin në burgjet e regjimit. Një raport i “Amnesty International” tregon pothuajse se 18.000 të burgosur kanë vdekur përgjatë luftës civile në vend. Amnesty International thotë se një mesatare prej 10 njerëz janë vrarë çdo ditë nga rrahjet, sëmundjet dhe neglizhenca në dhomat e paraburgimit, të kontrolluara nga forcat e Bashar al-Asadit përgjatë pesë viteve të fundit.

Të mbijetuarit kanë treguar histori të tmerrshme të përdhunimit dhe abuzimeve në qelitë e tejmbushura.

Bashar Farahat, një mjek 32 vjeçar, ishte duke punuar në një spital në provincën Latakia, kur ai u arrestua nga oficerë në korrik 2012. Farahat beson se ai ishte raportuar tek autoritetet për mbështetjen e protestave anti-qeveritare dhe trajtimin e të lënduarve.

Katalogu i historive horror të paraqitura në këtë raport, përshkruajnë me detaje të tmerrshme të abuzimit ndaj të burgosurve. Por ekspertët, pa i hequr asnjë meritë raportit të Amnesty International, thonë se ndërsa me dhjetëra njerëz vdesin përditë në rrugët e Sirisë nga luftime, zor se do t’i kushtohet ende vëmendje burgjeve, sado dramatike qoftë situata atje.

Qeveri siriane gjatë luftës civile është akuzuar për shkelje shumë më të rënda sesa torturat në burgje, por ende asgjë s’është bërë për to dhe ndërsa lufta vazhdon, regjimi i Asadit ka lirinë e plotë të bëjë ç’ të dojë me justifikimin e mbrojtjes së vendit.

Raporti thekson statistika të cilat tregojnë se 17,723 njerëz kanë vdekur në burgje në të gjithë Siri, mes muaj marsit 2011, kur filloi kriza deri në dhjetor të 2015. Kjo është e barabartë me një mesatare prej më shumë se 300 të vdekur çdo muaj. Në vitin 2011, Amnesty International regjistroi një mesatare prej rreth 45 vdekjeve në paraburgim çdo vit, ekuivalente me ndërmjet tre deri në katër njerëz në muaj.

Shumica e të mbijetuarve nga torturat dhe keqtrajtimeve, kanë mbetur fizikisht dhe psikologjikisht të dëmtuar. Pjesa më e madhe kanë ikur pas lirimit të tyre dhe janë në mesin e më shumë se 11 milionë sirianë të zhvendosur në Europë.

Përshtati: Redjon Shtylla

088f80296edc193c4b5cc596fb32a07451dd0eb4 dd1e6690e0a1f503461cd9c099f14dd40f59ca1c