Vendi ku kryetitulli i gazetave është i njëjtë

Ky është një shembull sesi duhet të jetë media. Në fakt kështu nuk duhet të jetë,e se pastaj nuk quhet media. Ky është një shembull sesi tregon median në dorë të pushtetit

Shembulli i gjallë vjen nga Turqia. Kryetitulli i gazetave është i njëjtë, vetëm emri i gazetës ndryshon.

Nerede kalmıştık do të thotë; ‘Ku e kishim lënë’ ky është titulli i fabrikuar njësoj në të gjitha mediat në Turqi një ditë të zakonshme.

Nuk po e zgjasim më tej me interpretimin sepse fotoja flet vetë. Sado e kapur të jetë media në Shqipëri nuk do jetë kurrë e tillë dhe ky është një lajm shumë i mirë/Podiumi.com