Zi një javë para dasmës së vëllait, makina bie në humnerë, motër e vëlla humbin jetën

Bulqizë/Humbin jetën në mënyrë tragjike tre persona, një jashtë rrezikut. Në makinë ishin motër e vëlla, po kryenin shpenzimet e fundit të dasmës

Çdo ditë rrugët e Shqipërisë po lahen nga gjaku i qytetarëve që humbin jetën në mënyrë tragjike. Ende pa u shuar dhimbja që la aksidenti me 4 viktima në Velipojë, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi dje në Bulqizë, në hyrje të fshatin Trebisht. Gëzimi i një familjeje u kthye në hidhërim në zi pasi që viktimat e aksidentit motër e vëlla u ndanë nga jeta tragjikisht. Ata po udhëtonin në makinën me targa AA 791 JY, ku në total ishin 4 persona, e për fat të keq doli nga rruga dhe ra në humnerë. Ky aksident rezultoi fatal për ta, pasi tre persona u ndanë nga jeta në mënyrë tragjike dhe një tjetër gjendet mbeti i plagosur, ku momentalisht gjendet jashtë rrezikut për jetën. Të afërm të familjarëve pohojnë për “Koha Jonë” se: “Azemi dhe Elena kishin dasmën e të vëllait javën tjetër dhe kishin shkuar në Maqedoni për të blerë gjëra e fundit që ju duheshin për dasmë, por kthimi për në shtëpi rezultoi fatal, tani ata nuk do të festojë, u ndanë nga ne në mënyrë të llahtarshme, na hidhëruan shpirtin. Ata si motër e vëlla, ishin duke blerë gjërat e fundit për dasmën e të vëllait, por ajo dasmën për ta mbeti në mes të rrugës, ajo rrugë e mallkuar i mori e më nuk i ktheu në shtëpi. Viktima tjetër është Musa Nurendi, një kushëri i largët i tyre”, janë disa nga fjalët e kushërirave të viktimave”,- janë disa nga fjalët e kushërirave të viktimave. Sipas policisë, shtetasit që kanë humbur jetën në aksident janë: Azem Karabrahimi 21 vjeç banues në fshatin Ostren; Elena Bajrami 32 vjeç, banuese në fshatin Tuçep; Musa Nuredini  55 vjeç. I plagosuri Gentjan Sula, 27 vjeç po mjekohet në një spital në Dibër të Madhe në Maqedoni. Sipas bluve ky i fundit, në momentin që makina po rrokullisej për në humnerë është hedhur nga makina. Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital. Nga hetimet paraprake, policia pohon se shkak i rënies së mjetit në humnerë ka qenë infrastruktura rrugore, pasi aksidenti ndodhi në një zonë ku mungon brezi mbrojtës anësor i rrugës.

Ngjarja

Policia Rrugore bëri të ditur se një aksident i rëndë ka ndodhi në hyrje të fshatin Trebisht, Bulqizë. Motër e vëlla të dy në një makinë, po vinin nga Maqedonia, ku kishin dalë për të blerë sendet e fundit që ju duheshin për dasmën, pasi që javën tjetër ata kishin dasmën e të vëllait dhe po përfundonin kështu përgatitjet e fundit për dasmën. Sipas policisë dyshohet se makina drejtohej nga shtetasi Azem Karabrahimi, i cili është një ndër viktimat e aksidentit. “Në automjet udhëtonte motra e shoferit, Elena Bajrami, ku edhe kjo ndërroi jetë”, shtoi policia. Sipas kësaj të fundit, viktimë në aksident mbeti dhe Musa Nurendi, kushëri i largët i tyre. Ndërsa personi që ka mbetur i plagosur, Gentjan Suli, në momentin që makina po rrokullisej për në humnerë është hedhur nga automjeti. Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.

Dëshmia e të afërme

Të afërm të familjarëve pohojnë për “Koha Jonë” se: “Azemi dhe Elena kishin dasmën e të vëllait javën tjetër dhe kishin shkuar në Maqedoni për të blerë gjëra e fundit që ju duheshin për dasmë, por kthimi për në shtëpi rezultoi fatal, tani ata nuk do të festojë, u ndanë nga ne në mënyrë të llahtarshme, na hidhëruan shpirtin. Ata si motër e vëlla, ishin duke blerë gjërat e fundit për dasmën e të vëllait por ajo dasmën për ta mbeti në mes të rrugës, ajo rrugë e mallkuar i mori e më nuk i ktheu në shtëpi. Viktima tjetër është Musa Nurendi, një kushëri i largët i tyre”, janë disa nga fjalët e kushërirave të viktimave.

Akuza e ekspertëve

Këshilli Kombëtar i Sigurisë Rrugore i krijuar prej 12 vitesh, i mbledhur 3 herë

Në valën e nxehtë të aksidenteve rrugore, shumë pikëpyetje janë ngritur. Bëhet e ditur se prej 12 vitesh ekziston Këshilli Kombëtar i Sigurisë Rrugore, por në bazë të të dhënave dhe burimeve, ai është mbledhur vetëm 3 herë. Kreu i Konfederatës së Sigurisë Rrugore shprehet se ky Këshill duhet të orientonte ministritë e linjës jo vetëm për politikat që duhen ndërmarrë në mënyrë që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe të mblidhet në situata të caktuara si të ditëve të fundit. “Mund të jetë mbledhur thjeshtë dhe vetëm 3 herë në mënyrë ceremoniale kur janë ndërruar kryeministrat, që nga Fatos Nano, Sali Berisha e deri tek Edi Rama dhe nuk është marrë me problemet thelbësore që ka. Kuptohet sekretariati duke mos qenë nën tutelën e këtij Këshilli të Sigurisë Rrugore, ka kryer me hope detyrat që i takojnë”, thotë Shkëlqim Zeqo, kryetar i Konfederatës së Sigurisë Rrugore. Shqetësimi i ekspertëve të pavarur është se; pas vitit 1990 në Shqipëri sipas statistikave kanë humbur jetën në aksidente automobilistike rreth 8 mijë persona, ndërkohë që gati 12 mijë të tjerë janë dëmtuar, shumica e të cilëve kanë mbetur të gjymtuar.