Vodafone prezanton konceptin  “Smart Summer”

Vodafone, njofton se ka dizenjuar një paketë produktesh ‘Smart Summer” bazuar në teknologjinë “Internet of Things” (IoT), paketë e cila përfshin mbrojtjen nga rrezet UV, kontrollin dhe mbrojtjen e fëmijëve në plazh si dhe lokalizimin e valixheve

Pjesë e paketës janë rroba banjot “Smart Summer” të pajisura me sensor UV, i cili ka aftësinë të monitorojë ekspozimin në diell gjatë ditës. Ky sensor dërgon sinjale në aplikacionin e shkarkuar në telefonin celular dhe aplikacioni njofton përdoruesin kur është ekspozimi në diell është mbi normën  e lejuar. Rroba banjot  janë të pajisura gjithashtu edhe me një alarm vibrues që aktivizohet kur personi ekspozohet më tepër se norma në diell. Kapelja Smart Summer për fëmijë përmban sensor UV dhe gjithashtu një kartë SIM që dërgon mesazh sinjalizues në telefonin e prindit kur fëmija largohet më shumë se distanca e paracaktuar nga prindi.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4Sq6SXEsD7U” width=”560″ height=”315″]

Valixhja “Smart Summer” përfshin një sensor i cili mundëson lokalizimin e valixhes së humbur nëpërmjet celularit

Dizenjimi i konceptit “Smart Summer” nisi nga një sondazh pan-europian i iniciuar nga Vodafone dhe zhvilluar nga “YouGov”.  Sipas sondazhit rezulton se, rreth ½ (48%) e të anketuarve harrojnë të vendosin kremin mbrojtës kur ekspozohen  në diell dhe 76% prej tyre konfirmuan se do të ishin me te kujdesshem nga rrezatimi nëse do merrnin një mesazh sinjalizues.  Ndërkohë, 30% e të intervistuarve konfirmuan se, ata ose një mik i tyre ka humbur, ose i kanë vjedhur valixhen gjatë udhëtimit.

Sipas rezultateve të studimit online “YouGov”, interesi i konsumatorëve për të përdorur shërbimet bazuar në teknologjinë IoT  ka në fokus  shëndetin dhe sigurinë në familje. Nga 8,659 e të intervistuar në Gjermani, Greqi, Irlandë, Itali, Holandë, Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar:

  • 33% konfirmuan se janë të interesuar të kenë objekte inteligjente në të ardhmen për të analizuar cilësinë e ajrit
  • 50% do të preferonin ta përdornin këtë teknologji për monitorimin e presionit të gjakut
  • 40% do të preferonin të monitoronin nivelin e stresit
  • 36% u përgjigjën që do dëshironin të përdornin teknologjinë për të matur hidratimin

Revolucioni i “Internet of Things” (IoT)

vodafone2Koncepti “Smart Summer” i dizenjuar nga Vodafone shfrytëzon teknologjinë IoT për të prezantuar aplikacione inteligjente tek konsumatori. Rroba banjot, kapelet e diellit dhe valixhet e së ardhmes do të kenë të  inkorporuar një pajisje të teknologjisë IoT me jetëgjatësi baterie mbi një javë. Në fund të 2017, do të prezantohet në treg “Narrowband IoT”, një gjeneratë e re e pajisjeve IoT, që do të revolucionojë jetëgjatësinë e baterisë deri në 10 vjet për çdo karikim. Këto pajisje do të kenë kosto më të ulët, dimensione më të vogla dhe konsum më të ulët të wireless-it dhe internetit. Studimet e fundit kanë treguar që rrjeti global IoT i Vodafone, do të mund të lidhë më shumë se 1 milion pajisje për km2

Sipas një studimi tjetër, teknologjia IoT ka nisur të përdoret nga ¾ e 1100 biznese dhe nga drejtues të sektorit publik në 17 shtete. Ata pohuan se avantazhet e teknologjisë IoT janë të domosdoshme për të garantuar sukses në të ardhmen ndërkohë që ½ e kompanive të shërbimit pohuan se kane në planet e tyre prezantimin e produkteve dhe shërbimeve IoT brenda 2 viteve.

Drejtori i IoT në Vodafone Group, z. Erik Brenneis tha: Koncepti për të ardhmen “Vodafone Smart Summer”ilustron sesi Internet of Things (IoT) ka potencialin për të formatuar çdo aspekt të jetës sonë të përditshme. Kompani të sektorëve të ndryshëm janë duke përqafuar çdo ditë e më shumë teknologjinë IoT dhe e shohin zhvillimin e saj si tepër të rëndësishëm për të ardhmen. Lancimi  i rrjetit të ri “Narrowband IoT” vitin e ardhshëm do ta çojë këtë revolucion në një nivel tjetër”

Si funksion kjo teknologji

vodafone1Dizenjimet e konceptit “Smart Summer” kombinojnë metodat e lokalizimit me 2 metoda të ndryshme komunikimi. Teknologjinë “Bluetooth” për lokalizim në distanca të afërta të fëmijës, ose të valixhes përmes grafikeve në aplikacionin tuaj. Metoda e dytë lokalizon distanca të largëta nëpërmjet sistemit GPS dhe GSM. Këto metoda mundësohen nga rrjeti global IoT i Vodafone, i besuar tashmë nga shumë sektorë të ndryshëm siç janë:  aviacioni, industria e makinave, fabrikat, shëndeti dhe  në agrikulturë.

 Për më shumë informacion

media.al@vodafone.com

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9-SlCUbSpgU” width=”560″ height=”315″]