Në burgje përhapet ideja e ekstremizmit fetar, askush nuk vepron

Gardianët e burgjeve janë shumë të frikësuar për të trajtuar ekstremizmin brenda mureve të tyre, ka thënë një zyrtar i qeverisë Britanike. Ian Acheson, ish-guvernator i burgut i cili është duke udhëhequr shqyrtim, tha se nuk kishte “frikë në mesin e stafit që të merret me ekstremizmin islamik”.

Acheson tha se Komiteti i Drejtësisë nuk ka pasur plane për të zgjeruar trajnimin e ekstremizmit në burgjet përtej prillit. Duke shkruar për radikalizimin në burgje, ai propozoi idenë se terroristët duhet të ketë një “burg brenda burgut” për të ndaluar përhapjen e ideologjisë së tyre ekstremiste.

Sekretari i Drejtësisë Michael Gove tha se ishte i hapur për reformimin e sistemit të burgjeve për të përmirësuar Kategorinë B, e cila sipas Acheson ishte “shpesh në një destabilizim”.

Ky mund të jetë një faktor të shenjave të hershme të radikalizmit, shtoi Acheson. Ai tha se: “Ka një diskutim që shërbimi nuk ka bërë asnjë dispozitë në të gjithë parashikimin për kthimin e luftëtarëve xhihadistë nga Afganistani apo terroristëve të ISIS në baza të kontrolluara”.

Aktualisht janë rreth 12.500 myslimanë pas hekurave në burgjet e Anglisë dhe Uells-it. Një i ish i dënuar ish u shpreh se një grup prej të paktën 20 të burgosur myslimanë, të cilët janë burgosur për vepra terroriste, brohorisnin kur ISIS pushtoi qytetin e Mosulit në Irak. Ai tha se burgjet veprojë për konvertimin e njerëzve në ekstremistë.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla