Belgjika mposht pastër 3-0 Irlandën

Belgjika ka nmposhtuar me rezultatin e pastër 3-0 Irlandën, duke lënë pas atë humbje zhgënjyese me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit E.

Ka qenë skuadra belge ajo e cila ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, duke gjetur golin 3 herë, ku sulmuesi kryesor Romelu Lukaku ka shënuar dopietë në këtë sfidë.

Pavarësisht rasteve të shumta gjatë pjesës së parë, të dyja skuadrat nuk mundën të realizonin, duke e mbyllur në 0-0 45 minutat e para.

Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë, Lukaku ka zhbllokuar rezultatin duke I dhënë kryesimin skuadrës Belge.

Në minutën e 61 do të dyfishonte Vitsel, dhe vetëm 9 minuta më pas Lukaku do të trefishonte duke shënuar edhe golin e dytë personal në këtë sfidë.

Nga ana tjetër Irlanda u duk e pafuqishme për ti bërë ballë sulmeve të Belgjikës. Pavarëisht disa rasteve të pastra nga ana e irlandezëve, sulmi nuk arriti të shënonte gol në portën e mbrojtur nga Courtua.