Mavraj: Jam krenar për këtë ekip

Mërgim Mavraj, ashtu si lojtarët e tjerë, ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes me Francën.

“Jemi mërzitur shumë. E kemi pritur që vëmendja duhet të ishte maksimale. Kur sheh që futen në fushë Griezman dhe Pogba, duhet që të jesh i përgatitur për këto nivele”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se kush gaboi këtë herë, ai tha: “Pas ndeshjes jemi më të zgjuar se gjatë ndeshjes. Çfarë t’ju them! Në lojë mu duk se bëmë maksimumin”.

Duke vijuar më tej se Ajeti u dëmtua dhe ishte i lodhur shumë. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Nuk kemi lojtarë me eksperiencë më të madhe.

Këta lojtarë kemi. Edhe Veseli kontribuoi por fati nuk ishte me ne”. Ndërsa pyetjes nëse ndikoi lodhja apo shpërqendrimi, Mavraj iu përgjigj se normalisht që dhe lodhja ishte pjesë e lojës.

“Ata e kishin topin 70% dhe mënyra e lojës sonë është shumë e lodhshme. Në fund nuk e di a ishte vetëm lodhja apo mosfokusimi maksimal. Nuk ishte sfida e këmbëve sesa sfida e trurit. Nuk besoj se ishte gjë e lodhjes sesa e dëshirës për të mos lëshuar asgjë”.

Ndeshja e fundit? “Me Rumaninë kemi shpresë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”.