Gjin Gjoni zgjidhet “njeshi” i KLD të Ballkanit dhe EuroMesdheut

Gjin Gjoni, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë më i akuzuar nga qeveria , është rizgjedhur kryetar i Rrjetit të KLD –vë të Ballkanit dhe Euro-Mesdheut. Ai u konfirmua për një mandat tjetër 1 –vjeçar në mbledhjen që ky rrjet zhvilloi në Romë më 13 dhe 14 qershor. Anëtare të këtij rrjeti do të bëhen së shpejti edhe Greqia, Serbia e Maqedonia. Rizgjedhja e Gjonit vjen në një kohë kur KLD është bërë objekt i paprecedent sulmi nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas hetimeve që ka nisur ndaj tij prokuroria për aferën e përgjimit dhe pasi gjykata e Tiranës pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon për këtë aferë dhe la në arrest shtëpi një drejtues të policisë dhe një specialist të saj.