“Paketa e reformës në drejtësi ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE”

Ambasada e SHBA ka përshëndetur sot miratimin e Projekt-Amendamenteve Kushtetuese nga Komisioni i Reformës në Drejtësi. Në një deklaratë për mediat thuhet se projekti ka mbështetjen e SHBA dhe BE.

Deklarata e plotë e SHBA

“SHBA Mirëpret Miratimin e Projekt-Amendamenteve Kushtetuese nga Komisioni i Reformës në Drejtësi

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë. Paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme. Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike”.