Kryendeshja e grupit E, ja formacionet

Supersfida e parë e këtij Europiani pritet të zhvillohet në Stade de Luminers të Lionit mes Belgjikës dhe Italisë. Një ndër ekipet pretendentë kundër 4 herë kampionëve të botës.

Belgjika ka ndoshta skuadrën më të talentuar në Europian sëbashku me Anglinë përsa i përket elementëve të veçantë dhe ka treguar një qëndrueshmëri të admirueshme edhe në fazën kualfikuese.

Trajneri Marc Wilmots nuk ka në këtë kompeticion për shkak dëmtimi një prej liderve të skuadrës, kapitenin Vincent Kompany dhe për momentin në dyshin është edhe zëvendësuesi i tij, Thomas Vermalen.

Në skemën 4-3-3 trajneri 47 vjeçar do të aktivozjë në kuadrat Thibaut Courtois. 4-ja difensive ka gjasa të formohet nga Alderveiraild, Denayer, Vertongen dhe Lukaku, në mesfushë do të vendosen Witsel, Fellaini dhe Nainggolan, kurse sulmi do ti besohet Kevin De Bruynet, Romelo Lukakut dhe Eden Hazardit. Një ekip vërtet për tu marrë në konsideratë.

Italia vjen në këtë kompeticion me mangësi përsa i përket kualitetit, por forca e karakterit nuk i ka munguar asnjëherë italianëve.

Antonio Contw kërkon të lërë shenjë përpara se të largohet drejt Chelseat.

Në sfidën ndaj belgëve, tekniku puljez do të luajë me skëmën 3-2-1.

Në portë kapiteni Gigi Buffon. 3-ja e mbrojtjes do të jetë e gjitha juventine, Barzagli, Bonucci, Chiellini.

Në repartin e mesit të fushës do të jenë Candreva, Florenzi, De Rossi, Motta dhe Darmian, ndërsa në sulm do të jenë Eder dhe Graziano Pelle.

Italia pavarësisht problemeve, në kompeticione të tilla ka gjetur motivimmin e duhur.