Luftë në Marsejë, huliganët anglezët nuk e harrojnë vesin

Në prag të ndeshjes të së shtunës për Euro 2016 mes Anglisë dhe Rusisë, e cila do të zhvillohet në zonën e portit të vjetër të Marsejës në “Velodrome”, ka pasur një përleshjes mes tifozëve të Anglisë dhe policisë vendase.

Dhjetëra ultras britanik kanë hedhur gaz lotsjellës kundër forcave të rendit, të cilat ndërhynë menjëherë duke arrestuar disa prej tyre.

Përplasja ndodhi rreth orës 18:30 dhe gjendja e kaosit zgjati për rreth 10-15 minuta. Sipas prefektit të zonës, Laurent Nunez, policia e Marsejës po bën të pamundurën që tifozët anglezë mos takohen me ata rus. Fatmirësisht nuk pati të lënduar rëndë nga përplasjet e sotme.