PD: Xhelili s’është i vetmi. Ky është morali i qeverisjes

Rasti i Shukri Xhelilit, sipas Partisë Demokratike është dëshmi se modeli qeverisës në Shqipëri është imoraliteti, korrupsioni dhe kriminaliteti.

Në një dalje për mediat si pjesë e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja Arbana Vokshi tha se ky rast nuk është i vetmi.

“Kryetari në hierarki ka shokë në qeveri, administratë dfhe polici. Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë denoncon me neveri abuzimet, që nga sekretari i partisë në Sarandë, që kërkoi favore me nënë dhe fëmijën vetëm 14 vjeç dhe Drejtorja e Arsimit”, tha Vokshi.

Vokshi u bën thirrje grave dhe vajzave që të reagojnë ndaj veprimeve të turpshme që, sipas saj, ky pushtet kërkon t’i kthejë në institucion.

“Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij kanë ngritur një sistem paralel që ofron vende pune në këmbim të favoreve të ndryshme, ndaj shumë gra e vajza po ikin çdo ditë në një shoqëri ku askush të mos i shohë me sytë e epshit të zyrtarëve”, u shpreh ajo.

Në fund, PD kërkon nga prokuroria që të hetojë atë që e quan “rrjet prostitucioni në zyrat e shtetit”.