“Kam nevojë” kënga e re e Alban Skënderajt bëhet hit në pak orë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Vkii7VoBr2w” width=”560″ height=”315″]

Alban Skënderaj ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Elinel. “Kam nevojë” titullohet kënga, teksti i të cilës është prodhim i Albanit, ndërsa muzika është punuar bashkë me Elinel. Dy muaj më parë Alban Skënderaj publikoi këngën “Unë dhe ti” që u prit mirë nga publiku.

Stili i këngës është një kombinim i disa rrymave muzikore duke e bërë që të pëlqehet nga adhuruesit e këngëve të “qeta” të stilit të Albanit, por edhe nga të rinjtë që pëlqejnë ritmet moderne.

Mjafton vetëm një vëzhgim i klikimeve që ka marrë në Youtube për të parë se kënga pritet të ketë mjaft sukses. U publikua vetëm disa orë më parë dhe deri tani, ka marrë mijëra klikime.

Ndryshe nga shumë klipe të kohëve të fundit, ku mbizotëron tallavaja, zhveshja e këngëtarëve si “art”, tekstet anemike pa kuptim dhe vjedhja e linjave melodike, kënga e fundit e Skenderajt është një produkt artistik që të bën për vete.

Në videoklip nuk ka as femra të zhveshura, as gjokse me silikon dhe as shalë që ngjiten pas objektivit të kamerës. Nuk ka as makina luksoze, armë, muskuj meshkujsh që marrin hormone dhe as veshje “firmato” dhe zinxhirë qensh me inoks që varen në qafën e këngëtarëve si bizhu. Ndryshe nga këto është një videoklip i ideuar dhe realizuar me mjeshtëri. I thjeshtë, por askush nuk mund të thotë se nuk është i bukur.

Teksti është një poezi e alternuar me dy dialekte që do mbahet mend gjatë. Për më shumë, lexoni tekstin, shijoni videon dhe kënaquni me muzikë. Do kuptoni ku dallohet arti nga mediokriteti që na serviret çdo ditë.

Teksti: “Kam nevojë

(Alban)

Shpirt pangopur, peng në kohë

Natën gjumin nuk e njoh

Endem nëpër shtigjet e vetmisë

Sytë më shohin bardhë e zi

Jam njeri e s’jam njeri

Zhytur thellë në baltën e lakmisë

Kam nevojë për pak muzikë

Ndenjën ta jetoj pa frikë

Të gjej paqe thellë në zemër

Te mbështetem tek një mik

Kam nevojë të them më fal

Të besoj në ideal

Të qesh, të qaj me mall

Kam nevojë të ndihem gjallë

(Elinel)

Dashni

Kjo çmenduni e arsyetume

M’ka bo me lu me zjerm ma ka pru shpirtin n’maje hune

M’ka bo me dyshu n’veten

Urrejtja erdh e pa ftume

Jom munu me lartësu me punë veten n’kët botë t’kufizume

I rrethum jom me shoqni

Që shohin vec sipërfaqen

vlersojnë vec sipërfaqen

E bojnë sikur t’vetknaqun

Kom nevojë mu çmu për ato që jom

Skom nevojë me ndrru për një opinion as me ndrru për kërkon’

Nevoja m’nxiti e une shpiki

M’nyra qysh me pa dritën midis eklipsi

Qysh me mujt me pa t’mirën n’diçka t’keqe

T’pa shpirtit m’i thirr n’ndërgjegje

Me dashni me fshi urrejtje

Pritëm se po bi

Bi si një stuhi përplotë me shi n’ër lot e mi veç unë e di sa thellësi ka m’rri shtrati i k’tij lumi që vërshon

vështirësi po s’munet me m’përbi

Kom me kon ç’ai që noton kundër rrjedhës qe vërshon me furi

(Alban)

Dhe kur të qëndroj ndoshta me zor në këmbë

Dhe kur gjithcka që ka mbetur është një këngë

Une do them krenar se jetova i lirë

Dhe kur gjethet të jenë zverdhur një mëngjes

Kur thesaret të veniten në harresë

Vec një emocion vlen njëmijë pasuri

(Refren)

Kam nevojë për pak muzikë ….

(Elinel)

Kom nevojë

Për një bisedë t’sinqertë mos mu paragjyku për ato ça munet goja me nxjerr

Kom nevojë me m’bo me besu që s’ki me m’keqkuptu po ki me kon me mu, a je me mu?

Kom nevojë me taku njerëz që m’inspirojnë e m’bojnë me besu qe besnikërinë s’e tradhtojnë

Kom nevojë k’saj egos teme me ja dhan një kuptim

Me besu që me kon i mirë n’jetë e ka një qellim

(Alban)

Hapin jo nuk e ndal, jo nuk e ndal, jo nuk e ndal

Kam nevojë më shumë se kurrë të ndihem gjallë

(Refren) Kam nevojë për pak muzikë ….