Himarë, pashkët kremtohen greqisht (VIDEO)

Pashkët Ortodoksë janë festuar dhe në Himarë,. Edhe pse kanë qenë të pranishëm më shumë se 400 himarjotë, e “Premtja e Zezë” mesha është mbajtur në gjuhën greke.

E “Premtja e Zezë” ndryshe njihet si akti i kryqëzimit të Jezu Krishtit. Si gjithë ortodoksët në gjithë vendin këtë e shënojnë në kishat e tyre, por në Himarë, mbrëmjen e së premtes mesha është bërë në gjuhën greke, nga një prifti i ardhur nga qyteti i  Patras, në Greqi.

Nga Himara bëjnë me dije se kjo është politikë e kishës ortodokse me në krye Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Ansatas Janullatos.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OZgk3_qtle0″ width=”560″ height=”315″]