ISIS pas sulmeve terroriste, tani paralajmëron edhe në shqip

Grupi militant i Shtetit Islamik, ka publikuar më datë 22 mars, pak orë pas sulmeve terroriste të Brukselit, një komunikatë për shtyp në gjuhën shqipe, në faqen e quajtur “Shteti Islam”.

“Komunikatë për sulmin e bekuar kundër Belgjikës kryqtare”, kështu i kanë cilësuar ata sulmet në Bruksel, duke i quajtur ‘të bekuara’.

Në komunikatën për shtyp, “Shteti Islam” teksa krenohet me sulmet kundër Belgjikës, paralajmëron edhe ditë të zeza ndaj atyre që luftojnë kundër islamit dhe Shtetit Islamik.