Statuti dhe zgjedhjet për kryetar, krijohet “Lëvizja për demokraci në PS”

Krijohet një grupim i ri brenda Partisë Socialiste. Ka qenë Maqo Lakrori ai që ka shpallur platformën “Lëvizja për demokraci në PS” gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare. Kjo lëvizje kërkon zbatimin e statutit dhe kryerjen e zgjedhjeve për kryetar, gjë e cila është kërkuar shumë herë publikisht edhe nga deputeti Ben Blushi.

Pjesë e kësaj platforme janë Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, ish Presidenti Rexhep Meidani, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Petrit Ago dhe Suzana Hakrama.

Kjo lëvizje kërkon zbatimin e statutit të partisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin.

Në krye të kësaj lëvizje është Maqo Lakrori, i cili në vitin 2009 kandidonte përballë Ramës për postin e kryetarit të partisë. Mbështetës të kësaj lëvizje janë:

Maqo Lakrori, Rexhep Meidani, Ben Blushi, Petrit Ago, Mimoza Hafizi, Suzana Hakrama, Namik Kopliku, Ndre Legisi, Petrit Ago, Suzana Hakrama.

Platforma e plotë e Lëvizjes për Demokraci në Partinë Socialiste të Shqipërisë