“Kaubojsi” Eduart Ndocaj: Do ta ha të gjallë Edi Ramën në Kongres

Eduart Ndocaj apo i njohur ndryshe si deputeti “kaubojs” e ka marrë seriozisht kandidimin për kreun i PS-së. Gjatë një aktiviteti për mbjelljen e pemëve në Mirditë, ku i pranishëm ishte edhe zv.kryeministri Niko Peleshi e ministri i Mjedisit, Lefter Koka, “kaubojsi” sfidoi Ramën për të mos patur frikë nga kandidimi.

“Z. Rama, nëse mendon se fiton, nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet. Ai duhet të hyjë në garë i barabartë dhe të fitojë kush është më i miri. Nuk ka kuptim të zgjidhen krerët e degëve dhe të mos kalojë në garë edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama”, u shpreh “kaubojsi”. Dhe me pas ne nje takim me plot socialiste te cilet e admirojne per kurajon ka thene se “Do ta ha të gjallë Edi Ramën në Kongres”.

Më tej ai kritikoi drejtorin e Komunikit në Kryeministri, Endri Fugën, i cili nuk e fton Ndocajn në aktivitetet partiake që zhvillohen me drejtuesit lokalë të PS-së.

“Ky është një naivitet provincial. Unë jam deputeti i vetëm i PS që jeton e punon në zonë. Megjithate, kjo problematikë do të ngrihet edhe në forumet e partise. Është Endri Fuga që organizon takime me përfaqësuesit e qeverisë në Mirditë dhe në Lezhë dhe asnjëherë nuk jam njoftuar si deputet i vetëm i PS-së në Lezhë”, tha Ndocaj.