Sherri me Çulin, Eni Shehu: Gati të bëj testin e drogës

Gazetari i ABCNews, Eni Shehu, thotë se është gati që të bëjë testin e drogës, pas akuzave që i bëri drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, se ai ka ngacmuar aktorët pasi ishte i droguar. Incidenti u shënua mbrëmjen e së premtes në Teatrin Kombëtar, ku po jepej premiera e shfaqjes “Tri Motrat”.

ABCNews pretendon se gazetari është dhunuar nga drejtori Çuli, pa asnjë shkak.

Ndërkohë Çuli thotë se gazetari po prishte shfaqjen, duke ngacmuar aktorët në gjendje të dehur.

“Miq, jam pa fjale nga guximi i drejtorit te TK, i cili mu sul si i cmendur duke me sulmuar dhe kercenuar. Por, me shume jam i prekur nga dashuria dhe suporti qe me treguat te gjithe ju! Dikush me tha: Kjo ngjarje skandaloze do mbahet mend gjate ne historine e Teatrit Kombetar, si “gazetari i diplomuar aktor, qe u be Stari e i vodhi shkelqimin premieres se deshtuar te drejtorit.” Faleminderit nga zemra!” shkruan gazetari në FB.