Fadil Berisha “zhvesh” Albana Osmanin

Jemi mësuar ta shikojmë brenda kornizave, teksa moderon disa nga emisionet më të suksesshme të “Top Chanel”. Bëhet fjalë për Albana Osmanin, e cila këtë herë ka pozuar para aparatit të fotografit të mirënjohur, Fadil Berisha. Si rrallë ndonjëherë, Albana ka vendosur të vijë topless, por si gjithnjë e kujdesshme në atë çfarë të ofron.

E veshur me të bardha dhe me tantellë, Albana i ka provokuar të gjithë në këtë set të ri kaq special. Ky është një ndër setet e rralla që prezantuesja guxon të vijë për publikun shqiptar. E duke njohur profesionalizmin e Fadil Berishës, vështirë se mund ti rezistosh tundimit për të ardhur sa e ndryshme aq edhe e veçantë.