23-vjeçari shqiptar që u dhuna nga 8 policë grekë para shtëpisë së tij

Një 23-vjeçar shqiptar në Greqi është rrahur nga 8 policë grekë dhe për këtë incident ai ka bërë denoncim në polici.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Kretë, teksa i riu nga Shqipëria fillimisht kishte patur një konflikt verbal me një punonjës grek të policisë, kur ky i fundit ishte jo në orar pune.

Sipas mediave greke, i riu kishe debatuar me policin (nuk dihet për çfarë çështje) dhe më pas sherri mes tyre kishte përfunduar pas ndërhyrjes së disa personave të tretë. Polici ishte larguar dhe nuk e kishte arrestuar 23-vjeçarin nga Shqipëria.

Disa orë më pas, kur shqiptari po shkonte në shtëpi, dëgjoi disa zhurma dhe vuri re se pas tij ishin 8 policë grekë.

Efektivi që pati konfliktin me 23-vjeçarin u rikthye bashkë me disa kolegë të tij dhe dhunuan para banesës të riun shqiptar, duke i shkaktuar fraktura në trup.

Ai thotë se policët e futën atë në makinë dhe e dërguan në komisariat, ku vazhduan të ushtronin dhunë dhe ta kërcënonin.

Shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij janë dukshme, kryesisht në pjesën e fytyrës. Shqiptari tregon se kishte dhimbje dhe të vjella, e për këtë gjë 23-vjeçari bëri denoncim ndaj 8 policëve që e dhunuan./Syri