Britania e Madhe e mbuluar nga debora dhe ngërthyer nga i ftohti

Kjo fundjavë në Britani të Madhe do të jetë periudha më e ftohtë në vitet e fundit

Temperaturat kanë arritur në -15 gradë Celsius, teksa bora ka mbuluar të gjithë vendin.

Bora ka bërë që disa nga rrugët të bllokohen, ndërkaq ekipet e pastrimit tashmë do të kenë punë pasi është parashikuar se të rreshurat e borës do të vazhdojnë deri të martën.

“Ky mot mund të bëhet edhe më i rrezikshëm për shëndetin e personave që nuk kanë imunitet por dhe personave që i ekspozohen të ftohtit”, thonë autoritetet britanike.

Ekspertët e shëndetësisë kanë këshilluar personat me sëmundjen e asmës por dhe me ata me probleme me frymëmarrje që të kujdesen nga ky acar, pasi kjo situatë mund t’i vras.