Në shtetin tonë

 

Nga Ilir Levonja

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi publikisht, se të rinjtë që duan punë thonë ''O në shtet, o s'ka''. Madje e tha me forcë e tallje, përmendi edhe pensionimin shtetëror të vendit të punës. Përmendi edhe privatin. Mirëpo i mëshoi refuzimit. Ashtu si gjithmonë, i hidhët dhe plot ironi.

Në fakt është kultura prezente e brezave ndër vite. Duke filluar nga ai vet. I cili ka pirë qumësht në atë shtet, si rrogëtar, i dërguar, i porositur për dekada. Që nga mosha njomëzake e tij.
Në fakt duke pretenduar se po tall shijen e të rinjëve shqiptarë, pohoi dështimin e tij. Mirëpo, siç e kemi zakon, edhe pse jemi popull me drama të përhershme sociale. Ne na pëlqen të qeshin me humorin se sa t'i vëm gishtin kokës. Të pyesim se, përse jemi vërtet të tillë.? Se përse, tallet apo bën humor një burr shteti me ne.? Se përse, në përgjithësi ndodh kështu? Dhe, vërtet pse kjo kulturë tallëse, plot ironi, plot humor të dhimbshëm karshi vetvetes.? Përse e duam kaq shumë borderonë e shtetit tone?
E para, në shtetin tone mund të rrish në shtëpi e të marrësh lek qyl.
Sidomos pasi të ka fituar partia jote..
E dyta, në shtetin e shqiptarëve, dhe në këtë që po paguan Edi Ramën, mjafton të shënosh emrin dhe jo vetëm merr lekë, por edhe vjetërsi pune. Kontribute pensionimi qyl.
E treta, në shtetin e Edi Ramës, mjafton të kapësh një zyrë.
Pasi vetëm duke i marrë shpirtin atyre çertifikatave të lindjes, të trungut, të të vdekurve e të të gjallëve. Mund të ngresh dy apo tre shtepi.
E katërta, në shtetin e Edi Ramës, mjaft të futesh në corridor…, pasi shënon emrin në komisione apo borde të ndryshme. Mblidhen apo nuk mblidhen këto, prapë mund të marrësh një shpërblim mujor.
E pesta, në shtetin e shqiptarëve dhe të Edi Ramës, mund të shkosh vetëm me një tesere partie. E nja dy apo tre muaj më pas, mund të gdhihesh një lloj persekutori I haraçit. Karshi sipërmarrësve, karshi dallavere me tendarat.Qofshin këto edhe në furnizimet kancelarike.
E gjashta, në shtetin e Edi Ramës shkon në punë në kafenenë më të afërt. Shpenzon nja ca kohë aty, duke të të paguar kafen dhe konjakun.Po doli ndonjë drekë mire. Edhe po nuk doli, prapë mire.
E shtata, në shtetin tone apo atë Edi Ramës… qa më tepër kur je edhe fitues I zgjedhjeve. Fiton edhe statutin e nënpunësit civil.
Që kur të heqin nga puna kundërshtarët, apo fituesit e zgjedhjeve pasardhëse. Ke një mundësi të artë. Të shkosh në gjykatë. Dhe t'i marrësh shtetit të poshtër një gjobë të majme. Pagën e një viti.
Plus edhe medaljen e të përndjekurit politik. Një garanci për të qënë në administratën e ardhshme.
E teta, në shtetin e Edi Ramës, mund të jesh edhe privat, edhe , edhe investitor, edhe pronar. Nuk asnjë problem, mund të shënosh emrin, të marrësh rrogë për qejf. Sepse je me kryetarin, me shefin apo me partinë.
E nënta, në shtetin e Edi Ramës mund të ngrysesh demokrat, por pa asnjë problem mund edhe të zgjohesh socialist. Mund të kalosh nga një komision në tjetrin pa teklif. Mund të kalosh si deputet kudo dhe kurdo.
E dhjeta, në shtetin e shqiptarëve dhe të Edi Ramës, mund të pastrosh të shkuarën. Mundesh edhe, pse ke vrarë, ke mbuluar, ke zhdukur…, ke përdhunuar, përdorur. Apo je përdorues drogash. I dënuar i deklaruar, të zgjidhesh, të bësh ligje, të nominohesh me çmime dhe dekorata.
E njëmbëdhjeta, në shtetin dhe për shtetin e shqiptarëve dhe të Edi Ramës…, mund të lësh edhe Amerikën e të kthehesh në atdhe.
Mund edhe të humbësh dhe prapë të jesh në krye.
Mundesh të jesh edhe uzurpator i duartrokitur.
Edhe qeveritar i përjetshëm.
Të japin shtëpi duke vdekur.
Të bëjnë ceremonitë funerale më të bukura në botë.
Të bëjnë edhe lapidar, edhe varr, edhe mercenar, edhe tradhtar, edhe hero.
Çfarë të mirash të tjera do njeriu ynë Kryeministër.
Ka shembull më të çmuar se emir yt. Rekormend bojkotosh dhe rrogën e more. Kurse tek privati, asnjë nga privilegjet e arta nuk ekziston. Madje kur t'i teket atij të parit, të të japi rrogën. Nuk ka bordero. Nuk ka çertifikata. Nuk ka komisione apo borde mujore. Nuk ka orar pa orar. Nuk ka siguracione. Nuk ka kafene. Edhe pse ka Rilindje. Qofsh i lavdëruar për humorin dhe talljen. Që më solle Nolin tek dera. E të të bërtasi, '' Rroftë Edi Rama/ shakaxhiu i përparimit''.