Kryeministri Rama, vizitë në Hong Kong

 

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Hong-Kong, ku do të ketë disa takime të rëndësishme si edhe do të marrë pjesë në një Forum Ekonomik mes Shqipërisë dhe Hong Kongut.

Zyra për shtyp e Kryeministrisë bën të ditur se ditën e hënë, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me Kreun Ekzekutiv të Hong Kong-ut, z. Leung Chun-ying. Gjithashtu, të hënën Kryeministri do të ketë një takim edhe me Komitetin e Energjisë së Kinës (‘China Energy Fund Committee’).

Ndërsa mësohet se ditën e martë, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik mes Shqipërisë dhe Hong Kongut (‘Hong-Kong and Albania Trade & Investment Forum’).