Akt vandal në Lezhë, përdhosen simbolet katolike

 

Ka ndodhur një gjë e turpshme dhe e dënueshme . Persona të paidentifikuar kanë hyrë naten e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Lezhë dukë demtuar objektet e kultit.

Dy ikona u hoqën dhe u hodhën në tokë, sipas policisë. Është thyer një statujë dhe një mbajtëse qirinjsh, raportohet nga uniformat blu.

Efektivët në vendngjarje kanë konstatuar se hajdutët kishin thyer  xhamat  e  dy  dyerve  dhe  dy  dritareve  të  kishës së Shenkollit. Nuk jepen detaje nga policia, nëse kisha është vjedhur, apo ky sulm ka pasur për qëllim vetëm përdhosjen e objekteve të kultit.

Ndaj duhet me çdo kusht te gjenden autorët sepse cënon harmoninë fetare nga persona kriminalë.