Sot Greqia voton për Qeverinë e re

 

Prap[ sot votohet në Greqi. Grekët po votojnë për të pestën herë në 5 vitet e fundit për të zgjedhur qeverinë e tyre. Alexi Tsipras që po kërkon të rizgjidhet pasi e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme ka votuar që në mëngjes herët. Lideri i Syriza –s është në avantazh, sipas sondazheve më të fundit. Por ai nuk do të mundet të sigurojë votat e nevojshme për të qeverisur i vetëm.

Lideri i konservatorëve të Demokracisë së Re, Vangelis Meimarakis, e ka kritikuar rivalin e tij si të paaftë, por është shprehur pro marrëveshjes 86 milionë euroshe me BE.

Sondazhet tregojnë se Meimarakis është kokë më kokë me Tsipras.

Rezultatati i këtyre zgjedhjeve shihet si vendimtar për një vend të trazuar nga problemet financiare dhe që në fillim të vitit ishte thuajse jashtë zonës Euro.