Tusha: Bashkëpunimi me biznesin, drejtimi i duhur për zhvillim

 

Megjithëse në vendin tonë kanë “lulëzuar” biznese të shumta, këto të fundit jo gjithmonë janë të suksesshme, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe një mbështetjeje për zhvillimin e tyre. Gjatë një takimi të zhvilluar me biznesmenët në Lezhë, kandidati i ASHE për Bashkinë Viktor Tushaj, duke qenë i njohur me situatën, nga të qënit biznesmen, tha se pasojat e cdo krize ekonomike ne botë, të parët që i vujanë janë padyshim biznesmenët.
Sipas Tushajt në 8 vite në krye të bashkisë së Lezhës ka patur një bashkepunim të mirë me biznesin me të cilët është diskutuar vazhimisht mbi politikat fiskale, taksat dhe tarifat vendore të përshtatshme për biznesin.
“Një biznes para së gjithash është shërbim ndaj qytetarëve, e jo ndaj vetë atij që e ka ngritur këtë biznes, ky është pikërisht suksesi i një biznesi pasi mendon mbi të gjitha për qytetarin dhe nevojat e tij. Jam përpjekur që përmes politiakave fiskale të vendosë marrdheniet e duhura dhe të diskutojmë vazhimisht për paketën fiskale, taksat dhe tarifat vendore,- tha Kandidati Tushaj.
Sipas tij nga kundërshtaret politik dëgjohet shpesh se për bizneset do të hiqen taksat pasi operojnë në kushte tejet të vështira, ndersa theksoi se një iniciativë e tillë nuk mund të ndërmerret pasi duhet të veprohet në bazë të dispozitave ligjore, por për bizneset sigurisht që mund të planifikohen masa lehtesuese.
Kandidati i mazhorancës për Lezhën, garantoi bizneset se do të kenë gjithë mbështetjen e duhur për tiu siguruar barazinë para ligjit, mbështetjen reale për taksat dhe tarifat vendore dhe dhenien e mundesisë së vendimarrjes së një çështjeje para se të diskutohet në këshillin bashkiak.
 
Në mbështetje të Kandidatit Viktor Tushaj ishin edhe ministrja Mimi Kodheli dhe deputetët Ndoka dhe Kadeli.
Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli tha se pushteti lokal mund të bëjë shum për bizneset. Ajo shprehu besimin e plotë se projektet e Viktor Tushaj janë mjaftueshmërisht atraktive për ta bërë qeverinë që ti gjejë paratë për të investuar.
“Pa ju Shqipëria do të ishte një tjetër, ndërsa sëbashku mund ta bëjmë më të mirë, tha më tej Kodheli.
Ndërsa biznesmenët e kryesuar nga Kryetari i Dhomës së Tregëtisë Pashko Paloka, shpalosën një sërë pikash të cilave kryetari i ardhshem i bashkisë duhet t’iu përmbahet në raport me bzineset.
Ndër pika të tjera të paraqitura, ishte heqja e taksave për bizneset e vogla dhe të mesme 2-3 vitet e para të aktivitetit të tyre, bizneset që administrohen nga femra dhe bizneset me objekt artizanatin.