Rama tallet me Halim Kosovën

 

Edi Rama vazhdon ironinë ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës Halim Kosova.

Pasi kishte ironizuar një thenie të Kosovës disa ditë më parë, Rama e ka shtuar dozën e sarkazmës.

Me një postim në rrjetet sociale me titull “thënia e ditës”, ai shkruante në tekst dhe foto dhe: “Në rast se kam mundësi të bëj 10 gjëra, unë do të bëj 5, Halim Kosova”, e shoqëruar edhe me një buzëqeshje të kryeministrit.