Ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve, 97 denoncime në 2014-ën

Shoqeria civile dhe Ministria e Brendshme kanë organizuar sot një tryezë të rrumbullakët për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.

Sipas të dhënave të publikuara gjatë këtij aktiviteti, 11% e fëmijëve në Shqipëri janë pre e ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre janë pre e dhunës seksuale.

Zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, tha se në vitin 2014 ka rritje të rasteve të denoncuara. Sipas saj, janë 97 raste të denoncuara përgjatë vitit 2014.

Ndërsa sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, nuk ka një regjistër për viktimat e dhunës seksuale.