Mënyrat e reja se si Amerika zhvillon përgjimin e të gjithëve ne

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vjedhur të dhëna nga kompania më e madhe të prodhimit të kartave telefonike SIM.

Qëllimi i agjencive të inteligjencës ishte që të grumbullonin më lehtësisht informacion nga telefonatat nëpërmjet celularit. Asnjëra prej këtyre agjencive nuk ka dhënë asnjë koment për akuzat. Ato janë artikuluar nga një portal i njohur on -line – “The Intercept”, i cili ka publikuar një raport pas hetimeve të kryera në bazë të dokumentave të publikuara nga Eduar Snoudwn.

Kompania e vënë në shenjestër që prej 2010 është hollandezja Xhemalto, e cila prodhon 30% të kartave SIM në botë dhe ka prezencë në 85 vende me 40 stabilimente.

Ndërsa, janë më shumë se 450 kompani celulare dhe interneti në të gjithë botën që janë survejuar. Të dhënat nga thirrjet telefonike, apo mesazhet e shkruajtura janë dekoduar në momentin e kalimit të tyre nga celulari i abonentit te kulla më e afërt e transmetimit.

Përveça kartave SIM, Xhemalto është e specializuar edhe në programe për kriptimin e të dhënave në telefonat celularë. Agjencitë amerikane dhe britanike kanë mundur që informacionin e domosdoshëm ta sigurojnë nëpërmjet postës elektronike të shumë prej punonjësve të kësaj kompanie hollandeze.