Si të zgjidhni dhuratën e duhur për Shën Valentinin?

Gjetja e dhuratës së përsosur nuk është e lehtë dhe mund të jetë shumë stresuese, prandaj ju japim këshilla, të cilat do të duhej t’ju ndihmonin të zgjidhnit më të mirën.

Këto janë disa ide për dhurata të cilat do t’i përshtaten të dashurës apo të dashurit tuaj në  varësi të kohëzgjatjes së lidhjes:
0 – 3 muaj
Dhuroni një libër të preferuar
Keni akoma kohë që të njiheni edhe më mirë, ndërkaq libri do të tregojë që jeni inteligjent dhe mbase e shikoni botën njësoj. Vetëm kujtohuni që t’i bëni edhe një dedikim romantik
3 – 6 muaj
Bëhuni kreativ me gjëra klasike
Darka romantike dhe një buqetë lulesh akoma janë shprehje e preferuar e dashurisë, mirëpo duket nga pak edhe si klishe. Përpiquni të zgjidhni një restorant me ushqimin të cilin nuk e keni provuar asnjëherë dhe përfundimisht përpiqu t’u shmangesh luleve.
6 – 12 muaj
Përgatituni për një argëtim interesant
Çiftet të cilët lidhjen e tyre e kanë ndërtuar në themele të ngjashme nuk janë vetëm të dashur idealë, por edhe miq të shkëlqyer. Mund të planifikosh vizitë në ndonjë bodrum verërash apo të shkoni bashkë në ndonjë ngjarje të cilën të dy e dëshironi.
1 vit
Përpiqu
Kënaqeni me versione luksoze të argëtimit të cilat i përdor. Rroba banje të ngrohta, banjë luksoze apo pizhame komode – do t’i tregosh se sa kënaqesh kur jeni bashkë të shtrirë në shtrat.
Më shumë se 2 vjet
Është koha të lëvizni
Pas disa vjetësh të kaluar bashkë, disa gjëra më nuk janë argëtuese si më parë. Përpiqu që të shkoni bashkë dhe të argëtoheni në ndonjë hobi që e preferoni të dy.