Rita Ora pret flokët shkurt. Çdo muaj nga një look të ri

Një natë përpara eventit më të madh muzikor në botë, Grammy Awards, Rita Ora është shfaqur krejt ndryshe në mbrëmjen Gala mbajtur në Los Angeles, të shtunën. Me flokët e shkurtër të stiluara rrëmujshëm, Rita gati të ngjante me yllin tjetër të pop-it, Miley Cyrus.