Jennifer Lawrence pozon nudo, e lidhur nga një boa (FOTO)

Nëse ka diçka që kemi mësuar këtë javë është fakti se edhe një foto mund të “vrasë”. Dhe kjo mund të thuhet si në kuptimin figurativ, ashtu edhe në atë letrar. 
Një ditë pasi e gjithë bota komentoi fotot e këngëtares Rihanna teksa notonte me peshkaqenët për “Harper’s Bazaar”, revista “Vanity Fair” ka publikuar foton e aktores Jennifer Lawrence nudo, e mbuluar në pjesët intime vetëm nga një gjarbër kolumbian i tipit boa. 


Një foto me të vërtetë vrastare. Për të thënë disa të vërteta, revista pranoi se aktorja 24-vjeçare e sagës “Hunger Games” u ndje keq vetëm kur gjarpri i kaloi nëpër qafë. 

Megjithatë, ky nuk duket të ketë qenë një problem serioz, pasi Jennifer ka pozuar e mbuluar nga koka tek këmbët nga gjarpëri.