Horoskopi 1 Shkurt 2015

DASHI 21/3 – 20/4

Do të jeni të mbushur me energji dhe shpresë për të ardhmen. Duhet ta kanalizoni këtë energji që do të mund ta harxhoni në projekte të rëndësishme.

DEMI 21/4 – 21/5

Duhet të bashkëpunoni me të tjerët që ta mbushni jetën tuaj. Në punë, organizimi në grup do të sjellë rezultatet që dëshironi.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Një njohje e re do t’ju bëjë të ëndërroni. Në aspektin profesional, nëse po kërkoni një punë të re, do t’ju paraqitet një rast shumë i mirë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Do të jeni shumë entuziastë për një sjellje shumë pozitive të shefit tuaj karshi jush. Në dashuri duhet të jeni shumë bujarë dhe altruistë.

LUANI 23/7 – 21/8

Ju mund të ndieni një nevojë urgjente për të përdorur energjinë tuaj fizike. Kjo do t’ju nxisë që të stërviteni më shumë.

VIRGJERESHΑ 22/8 – 23/9

Vazhdon faza e favorshme për ju dhe një shpërblim ekonomik do t’ju gëzojë pa masë. E megjithatë nuk është keq që të ruani bilancet.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Sot do të jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo do të rrisë besimin në vetvete. Në punë duhet të mësoheni të bashkëpunoni me kolegët tuaj.

AKREPI 24/10 – 22/11

Do të keni përgjegjësinë e një fjalimi për të mbajtur. Në çdo rast ju do të provoni veten. Gjendja shëndetësore është në një fazë të përmirësuar.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do të takoni një person shumë të rëndësishëm për punën tuaj. Energjia që ju karakterizon do t’i japë shtysë projekteve tuaja.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Nuk do të dini t’i justifikoheni një mikut tuaj për një sjellje të pakëndshme që keni pasur kundrejt tij. Në punë do të merreni me angazhime të ndryshme.

UJORI 21/1 – 19/2

Shumë gjëra nuk ju falin kënaqësi dhe do të donit shumë më tepër. Në punë do të arrini një moment të rëndësishëm e të suksesshëm.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Sot do të merrni informacione të vlefshme për biznesin tuaj. Në punë do të përballeni me një çështje të rëndësishme.