Rekrutimi i pilotit Feka, dyshohet për kunatin e dënuar për trafik

Ngjarja e rëndë në Malaga të Spanjës, po hetohet edhe në Shqipëri. Spanjollët kanë kërkuar informacione shtesë në lidhje me pilotin shqiptar, major Sokol Feka.

Ajo qe po kerkohet nga spanjollet, por edhe nga pjesa shqiptare e hetimeve, eshte gjetja e rekrutuesit te majorit. Dyshimet e para bien mbi kunatin e tij i cili eshte i denuar dy here per trafik nderkombetar droge. Nje prej denimeve e ka marre ne Zvicer dhe nje tjeter ne Itali. Aktualisht ndodhet ne burg duke vuajtur denimin, raporton TCH.

Por mbetet edhe nje tjeter piste ne hetime. Ajo e daljes se majori gjate muajit nentor ne Britanine e Madhe. Ai ka qene ne nje trajnim disajavor ne Angli. Jane duke u hetuar edhe pikat e kontaktit te tij atje. Fakti qe helikopteri eshte ushtarak eshte duke u kryer hetimi se mund te kete nje lidhje akoma me te gjere me ndonje koleg te tijin jashte Shqiperise.

Ky hetim ne fakt do te kryhet nga vete spanjollet. Gjate muajit janar, Feka rezulton te kete dale nga Shqiperia vetem nje here, ndaj kjo mendohet se eshte rruga e tij e pare per kete vit. Ne llogarine e tij bankare nuk ka asnje levizje financiare.

Sherbimi i inteligjences ushtarake nuk ka patur ndonje informacion per levizjet e major Fekes. Arrestimi disa here i kunatit te tij per trafik droge duhet te ishin nje pjese e hetimeve edhe nga sherbimi inteligjent ushtarak, qe duket se nuk e ka vene re kete fakt.

Forcat e Armatosura jane duke bere hetimet e veta ne kete rast. Por, burimet e Ministrise se Mbrojtjes hedhin poshte faktin se, mund te kete te tjere pilote te perfshire ne kete trafik, per shkak edhe te kontrollit te bere per levizjet e tyre. Askush nuk ka levizur nga Shqiperia ne muajt e fundit.