Më pëlqejnë gjyshet, ja 31-vjecari që nuk pranon femra nën 60-vjec (Foto)

 

Një 31 vjecar ka folur për tërheqjen e tij nga femrat më të mëdha në moshë. Nuk bëhet fjalë as për 40-vjecare, as për 50-vjecare, por për gra të moshës mbi 60 vjec e lart. Nëse është nën 60 vjec, mos të lodhet sepse Kyle Jones nga Pittsburgh i Pennsylvania nuk i preferon. Partnerja më e vjetër e tij ka qenë një 91 vjecare, dhe më e reja vetëm 60 vjec.

Në një rrëfim të tij për ‘TLC’s My Strange Addiction’, Kyle pohon se pëlqen gjithçka tek femrat e moshuara.

“Më pëlqen gjithçka tek ato. E dashuroj aromën që vijnë, ndjenjën e tyre, mentalitetin që kanë”, shprehet gjithë entuziazëm.“E sidomos rrudhat. Ato të sjellin buzëqeshjen kudo në fytyrë e trup”.

Por mbi të gjitha, këto femra duhet të kenë flokët ngjyrë platin, të jenë thinjoshe.

“Kur nisa të pëlqeja gjyshet? Kur isha në klasën e gjashtë dhe mësuesja ime ishte një grua e vjetër, me flokë ngjyrë platin dhe tepër seksi”.

Kurse në moshën 18-vjecare, Kyle tregon se doli për herë të parë me një 50-vjecare.

Karen është një prej femrave që ka dalë me Kyle.

“Po pse femrat e famshme, gjithmonë kanë të dashur më të rinj në moshë. Thashë dhe unë ta provoj njëherë”.

Karen pohon se ka pak frikë sepse Kyle është më i ri në moshë, megjithatë shton se, “fundja po provoj një eksperiencë të re. Më leverdis”.