Kjo është e fejuara e Sinan Hoxhës

Këngëtari i muzikës popullore shqiptare Sinan Hoxha është fejuar.

Ai ka vendosur të bëjë publike lidhjen e fshehtë 2- vjeçare me shqiptaren nga Maqedonia, Andrra Destani.

Burime pranë këngëtarit thanë se e fejuara e tij është 22- vjeç dhe jeton në Gjermani.

Ai e ka ndarë gëzimin e tij sëbashku me të fejuarën dhe miqtë e përbashkët, në një ambjent romantik dhe intim në Hamburg.

Këngëtari Sinan Hoxha, është përfolur disa vite më parë për një lidhje me kolegun e tij Seldi, por këtë të fundit këngëtari e ka mohuar kategorikisht.