Gjysëm miliardë njerëz hyjnë në Facebook nga telefoni

Facebook gjithmonë e më shumë qëndron në krye të klasifikemeve si rrjeti social më i ndjekur. Kësaj radhe rrjeti social vendos një record të ri në për të ardhurat që Facebook-u publikon. Rekordi më i fundit i publikuar është se 526 milion përdorues aktiv të Facebook, aksesojnë rrjetin social nga telefoni i tyre. Kjo shifër ka ardhur duke u rritur në krahasim me 456 milion që ishte tremujorin e shkuar dhe është 78% më e madhe se ç’ishte vitin e shkuar, 296 milion. Këta përdorues përfaqësojnë ndryshe dhe 38% të të gjithë përdoruesve aktiv të Facebook.
Mund të themi se rrjeti social Facebook vazhdon të qëndrojë në formë të mirë duke rritur çdo ditë e më shumë numrin e përdoruesve të tij. Ai tanimë numëron 1.19 miliard përdorues aktiv mujor në mbarë botën. Fakti më interesant i publikuar në raportin e këtij tremujori ishte se sektori mobil përfaqëson 69% të të ardhurave nga reklamat për Facebook krahasuar me 53% që ishte vitin e shkuar.