Bullgari, ndërron jetë presidenti i parë jokomunist, Zhelev

Presidenti i parë jokomunist i cili e ka udhëhequr Bullgarinë nga 1990-ta deri në vitin 1997, Zhelyu Zhelev, ka vdekur sot në moshën 79 vjeçare.

Familja e tij e ka konfirmuar vdekjen e ish-presidentit.

Kryetarja e parlamentit bullgar, Tsetska Tsacheva, ka thënë sot në parlament se “kontributi i Zhelev në rrugën evropiane të Bullgarisë, gjithmonë do të mbahet në mend”.

Ligjvënësit bullgarë e kanë mbajtur një minutë heshtje me rastin e vdekjes së ish-presidentit.

Zhelev ishte përjashtuar nga Partia Komuniste Bullgare në vitin 1965, për shkak se i kishte kundërshtuar pikpamjet komuniste. Pas kësaj, ai i kishte kaluar disa vite pa punuar. Pas rënies së komunizimit, në vitin 1989, Zhelev kishte shërbyer si kryetar partisë së djathtë demokratike në Bullgari.

Në vitin 2009, Zhelev e ka shfaqur mendimin se Bullgaria duhet të transformohet në një republikë presidenciale. Nuk është dhënë shkaku i vdekjes së tij.