Posta Shqiptare vlerësohet me çmimin “Shërbim i shpejtë, i sigurtë dhe kudo”

Gjatë një mbremje Gala të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me bizneset vendase, Posta Shqiptare u vlerësua me çmimin “Shërbim i Shpejtë, i sigurtë dhe kudo”, çmim ky, që ju dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ja akordoi këtë çmim Postës Shqiptare, si një kompani publike lider në tregun shqiptar të shërbimeve postare dhe financiare. Gjatë këtyre 102 viteve përvojë, Posta Shqiptare ka treguar një performancë të lartë me shërbime të shpejta, të sigurta dhe me një shpërndarje të gjerë të rrjetit të zyrave të saj.

Posta Shqiptare ka treguar vazhdimisht se ka vizionin për t’u zgjeruar dhe zhvilluar me më shumë shërbime, si edhe për të ecur gjithmonë me hapin e kohës duke aplikuar teknologjitë e reja. Në këte kontekst, Posta Shqiptare, është një kompani me ndikim të lartë e pozitiv në shoqërinë shqiptare duke u shërbyer qytetarëve me gamën e gjerë dhe cilësore të produkteve dhe shërbimeve, me çmime të arsyeshme, shpejt, sigurt, kudo.