Edi Rama: Sot nga përrallat e PD-së, kuptojmë se nga ç’katran shpëtuam më 23 qershor

Kryeministri Edi Rama, edhe nga Beogradi, ku ndodhet sot i ftuar në një samit të organizuar nga qeveria kineze mbi Europën Juglindore, i kushtoi vëmendje situatës politike në vend, duke iu përgjigjur kundërshtarëve politike, në këtë formë:  – “Kur i dëgjon të tregojnë ende përrallat, për të cilat humbën pushtetin, e kupton tamam se nga ç'katran me bojë shpëtoi ky vend, më 23 qershor!”. I tillë ka qenë reagimi i Ramës, në profilin e tij Facebook. Para se të mbërrinte për herë të dytë brenda dy muajve në Serbi, mediat serbe njoftuan se  avioni që transporton kryeministrin Edi Rama nuk ka zbritur në Beograd në kohë, për shkak të motit me erë. Faqja online serbe “Kurir” shkruan se avioni ishte parashikuar të zbriste në orën 11:15, por mbërritja  u shty për gati një orë. Samiti pritet të nisë punimet në orën 16:00.