Më 2 maj 2015 duel historik Mayweather-Arum, kushton të paktën 300 mln dollarë

Mayweather insiston që dyluftimi i vitit 2015të zhvillohet në Las Vegas, por Arum insiston që dueli të luhet në një arenë me 50 mijë spektatorë. Mediat e huaja flasin për duelin më të kushtueshëm në hostorinë e boksit, sepse minimalisht do të fitohen 300 mln dollarë. Floyd Mayweather ka pranuar të ndeshet me Manny Pacquiao, duke  i dhënë fund spekulimeve për ndeshjen më të pasur në historinë e boksit. Boksieri 37-vjeçar amerikan ka përcaktuar 2 majin e ardhshëm, si datën e përballjes së madhe. Zërat për një marrëveshje të mundshme u shtuan pas suksesit të Pacman ndaj Chris Algierit pak javë më parë në Macau, dhe tashmë Mayeather, i vënë në presion e pranoi publikisht se është gati të ndeshet. –“A do të përballem en Pacquiaon? Sigurissht që po. Publiku e do këtë ndeshje, edhe unë e dua. Problemi i vetëm ka qenë Bob Arum, por unë mendoj se të dy ne boksierët dëshirojmë të ndeshemi. Mendoj se ka ardhur koha që kjo të ndodhë. “ Mayweather për herë të parë e pranon se bisedimet mes palëve po ecin mirë, por nuk ngurron të “thumbojë” kundërshtarin për humbjet që ka pasuar vitet e fundit. Problemi më i madh me palëve qëndron te ndarja e parave. Për një sfidë e cila mendohet se mund të grumbullojë 300 milionë dollarë, Paquaio ka pranuar që shuma të ndahet në raportin 60-40, ndërkohë që mediat kanë zuluar se Mayweather kërkon më shumë. Nëse promotori i filipinasit, Bob Arum, do të arrijë marrëveshjen “pay per view” në tregun e tij të ri, atë kinez, të ardhurat nga kjoi përballje mund të shkojnë në miliarda dollarë.