Lista Serpska “bllokon” qeverinë e re në Kosovë

Me këtë nuk janë pajtuar partitë opozitare por kjo sipas burimeve të Gazetës Express, po ndodhë për shkak se Lista Serbe nuk është e kënaqur me ministritë që i janë ndarë për t'i udhëhequr në qeverinë e re. Lista Serbe, raportohet se ka kërkuar edhe menaxhimin e Doganave dhe disa vende në AKI.

Me 69 vota për dhe 30 kundër, seanca e Kuvendit është shtyrë për nesër në orën 12:00. Shtyrjen e seancës e kanë kërkuar partitë në koalicion, PDK dhe LDK, përkatësisht shefat e GP parlamentare të të dyja partive.

Shtyrjen e seancës e kanë kundërshtuar partitë opozitare.