Presidenti Nishani nis negociatat për Guvernatorin e ri

Sipas Presidentit nga Kushtetuta rrjedh kompetenca e kreut të shtetit për propozimin e Guvernatorit.

Gazeta “Panorama” shkruan se Presidenti Nishani do të thërrasë në negociata përfaqësues të Parlamentit, qeverisë dhe opozitës për të arritur konsensus në zgjedhjen e një emri të ri për Guveranator të Bankës së Shqipërisë.

Bëhet me dije se kreu i shtetit ka një listë me emra që plotësojnë kriteret ligjore dhe që shumë shpejt këto emra do të t`i paraqiten përfaqësuesve të qeverisë dhe të opozitës.

Ditë më parë Presidenti deklaroi se në Presidencë kanë mbërritur 42 CV, për postin e Guvernatorit por që shumë pak i përmbushinin kriteret e përcaktuara në ligj.