Vizat amerikane, sot nis procedura e re, si mund te merren
Rozeta Rapushi
Ambasada Amerikane sqaron te gjitha ndryshimet ne procesin e aplikimit per vize, emigrimi apo jo emigrimi. Gazeta "Koha Jone", boton te plote te gjithe proceduren per aplikimin per viza ne kete ambasade, si dhe ndryshimet qe peson procesi. Procedura e re, nis sot me 21 dhjetor, dhe me poshte mund te njiheni me detajet per marrjen e nje vize amerikane.
Nis procedura e re e aplikimit per vize jo-emigrimi dhe emigrimi, cfare po ndryshohet?
Ambasada Amerikane ne Tirane, po kalon ne nje sherbim te ri te caktimit te takimit per vize per aplikantet per vize jo-emigrimi dhe per aplikantet, per vize emigrimi. Ky sistem i ri, po implementohet ne mbare boten dhe shume ambasada te ShBA-se, kane kaluar tashme ne kete sherbim te ri. Procesi i ri eshte me i lehte, me i pershtatshem dhe perfshin cdo sherbim ne nje pagese, duke e bere ate me pak te kushtueshem se me pare.
Kur do te filloje procedura e re?
Sot, me date 21 dhjetor 2012.
Si do te ndryshoje procedura?
Duke filluar nga data 21 Dhjetor 2012, pasaporta do te kthehet nga Seksioni Konsullor nepermjet sherbimit postar DHL. Dorezimi i dokumenteve per ne Seksionin Konsullor, do te behet nepermjet DHL. Nje Qender Telefonatash per pyetje dhe ndihme ne lidhje me proceduren per vizat, do te jene ne dispozicion e aplikanteve pa pagese shtese. Duke filluar nga data 21 dhjetor 2012, aplikantet do te mund te vizitojne faqen e internetit http://albania.usvisa-info.com, te telefonojne Qendren e Telefonatave nga Shqiperia ne numrin pa pagese (+355) (0) 445 000 37 dhe nga Amerika ne numrin (703) 439-2349 ose te lidhen nepermjet Skype, nen emrin usvisaalbania, per te marre informacion, ose per te filluar aplikimin e tyre per nje vize Amerikane ne Shqiperi.
Perse?
Ambasada deshiron te ofroje sherbimin me te mire te mundshem ndaj aplikanteve tane. Per te realizuar nje gje te tille, ne po e bejme procesin me te lehte per t'u perdorur duke e ristrukturuar dhe duke e bere me te volitshem dhe duke eliminuar tarifat shtese.
Si mund te jete procesi i ri me i mire?
Procedura e re eshte me e lire, me e shpejte dhe ne dispozicion 24 ore te dites. Eshte e pershtatshme pasi ju apo nje familjar juaji mund te kryeje on-line nga shtepia cdo hap te procedures. Juve ju mundesohet shume fleksibilitet ne caktimin e dates dhe ores se takimit. Ju gjithashtu mund te regjistroheni perpara afatit per sherbimin e DHL, per marrjen e pasaportes. Ju mund te kontrolloni statusin e pasaportes suaj online. Dhe sigurisht, Qendra e telefonatave do te jete ne dispozicion per t'ju mbeshtetur dhe per t'ju pergjigjur pyetjeve tuaja.
A do te ndikoje procedura e re ne kohen e pritjes per te caktuar nje date takimi per vize?
Jo. Koha e pritjes mund te luhatet bazuar ne numrin e kerkesave per vize.
Si do te funksionoje kthimi i pasaportes?
E perfshire ne tarifen e vizes jo-emigruese DS-160, aplikantet do te perfitojne falas sherbimin e dorezimit te pasaportes ne nje nga zyrat e DHL, te cilen ata e zgjedhin on-line.
Ku ndryshon procedura e re krahasuar me ate aktuale?
Nen proceduren aktuale, nje aplikant duhet te paguaje tarifen e aplikimit per vize duke u paraqitur personalisht ne banke. Dokumentet i kthehen aplikantit nepermjet sherbimit Albanian Courier, dhe per kete sherbim atyre u duhet te paguajne. Aplikanteve qe u eshte kerkuar te dergojne dokumentet e tyre ne Ambasade, duhet ta bejne ate me shpenzimet e tyre. Sipas procedures se re, nje aplikant mundet qe duke qene online, ne pak minuta te paguaje tarifen e vizes, te caktoje nje date takimi, te plotesoje formularin per kthimin e pasaportes ne nje nga zyrat e DHL prane qendres se tij te banimit. Keto sherbime mund te kryhen 24 ore te dites ne komoditetin e te qenurit ne shtepi. Pastaj, gjithcka aplikantet duhet te bejne eshte te paraqiten per interviste. Nese duhet te dorezohen dokumente ne Ambasade, kjo mund ta behet pa kosto shtese duke u regjistruar per sherbimin DHL online.
Cfare ndodh ne rast se njerezit nuk kane mundesi te paguajne on-line me karte krediti?
Nese nje person deshiron te paguaje me para ne dore, ai mund ta beje nje gje te tille tek cdo dege e Bankes Kombetare Tregtare (BKT) ne Shqiperi. Por, para se te paraqitet tek BKT, aplikanti duhet te krijoje nje llogari online tek http://albania.usvisa-info.com dhe te printoje nje kupon te pageses per vizen, te cilin do ta paraqese tek BKT. Pasi kryhet pagesa, aplikanti mund te futet perseri ne llogarine e tij tek http://albania.usvisa-info.com dhe perfundoje caktimin e dates se takimit dhe te plotesimit te te dhenave per dorezimin e pasaportes ne zyren e DHL prane vendbanimit te tij. Faqja e internetit http://albania.usvisa-info.com do te jete ne dispozicion duke filluar nga data 21 Dhjetor 2012.
Si do te ndikoje ky ndryshim tek aplikantet, qe e kane caktuar tashme nje date takimi?
Nese nje aplikant nuk e ka paguar tarifen e vizes jo-emigruese, apo nuk e ka caktuar akoma nje date takimi, eshte shume me e thjeshte qe te prisni, qe sistemi on-line te aktivizohet me date 21 Dhjetor dhe te regjistrohet sipas procedures se re. Nese aplikanti e ka paguar tashme tarifen e vizes dhe ka caktuar nje date takimi, ai do te paraqitet ne daten e caktuar dhe nuk ka nevoje te paguaje perseri duke perdorur sistemin e ri. Ju bejme me dije, qe duke filluar nga data 19 Dhjetor 2012, nuk do te pranohen me pagesa nga Banka Intesa SanPaolo per viza jo-emigruese. Nese nje aplikant per vizes jo-emigrimi e ka paguar tarifen e vizes jo-emigruese tek banka Intesa SanPaolo perpara dates 19 Dhjetor 2012, por nuk ka patur mundesi te caktoje nje date takimi, duhet te te dergoje nje e-mail ne TiranaUSConsulate@state.gov duke kerkuar nje date takimi.
Po ne rast se dikush nuk ka akses ne internet?
Procedura aktuale kerkon qe te gjithe aplikantet ta plotesojne formularin e aplikimit per vize jo-emigrimi DS-160 on-line. Kjo pjese e procedures nuk do te ndryshoje. Nese nje aplikant do te paguaje me karte krediti, ai mund te telefonoje numrin pa pagese te Qendres se Telefonatave ne (+355) (0) 445 000 37 dhe te perfundojne te gjithe hapat e metejshem, nepermjet telefonit. Aplikantet, qe duan te paguajne me para ne dore, do te duhet te hyjne ne llogarine e tyre on-line dhe te printojne nje kupon te pageses per vizen, te cilin do ta dorezoje tek Banka Kombetare Tregtare per te kryer pagesen. Aplikantet, qe nuk kane akses ne internet, mund te marrin ndihme nga familjare apo miq te tyre per te perfunduar kete procedure.
Ku mund te gjej me shume informacion rreth procedures se re?
Informacion i detajuar si per sherbimin per vizat jo-emigruese edhe per ato emigruese, gjendet ne faqen e internetit te Ambasades Amerikane ne Tirane ne http://albanian.tirana.usembassy.gov.
Pese hapat per te aplikuar per vize jo-emigrimi
HAPI I PARE: Plotesohet formulari on-line
Plotesohet formulari i aplikimit per vizes jo-emigrimi "DS-160" on-line ne faqen e internetit te Ambasades Amerikane, http://tirana.usembassy.gov/formds160.html dhe printohet vetem fleta e konfirmimit me barkodin. Pasi te jete plotesuar formulari DS-160, Interneti do te udhezoje qe te printohet faqja e konfirmimit, qe mban kodin e aplikimit. Kjo faqe, se bashku me nje fotografi, duhet te sillen ne Ambasaden Amerikane ne Tirane kur aplikanti do te paraqitet per te aplikuar per vizen tuaj jo-emigrimi. Gabime te bera shpesh: Duhet treguar kujdes gjate plotesimit te Formularit DS-160 qe te vendosen te gjithe emrat e mbiemrat e perdorur, perfshire edhe mbiemrin para martese. Perndryshe, do te kerkohet te caktohet nje date tjeter takimi.
HAPI I DYTE: Krijohet nje llogari on-line ne albania.usvisa-info.com
Krijohet nje llogari duke perdorur nje nga menyrat e meposhtme:
Nga vete aplikanti ne faqen e internetit http://albania.usvisa-info.com. Nga operatori i Qendres se Telefonatave, duke telefonuar nga Shqiperia ne numrin e telefonit pa pagese (+355) (0) 445 000 37 per te krijuar nje llogari, ose nese telefonuesi eshte nga SHBA ne numrin (703) 439-2349. Duke perdorur falas sherbimin Skype ne emrin usvisaalbania. Aplikanti duhet te regjistrohet edhe per sherbimin postar DHL dhe adresen se ku do t'i dorezohet pasaporta me vizen, nese ai/ajo gjendet i/e kualifikueshem per vizen.
HAPI I TRETE: Kryhet Pagesa per vize jo-emigrimi
Duhet te ndiqen udhezimet ne faqen e internetit albania.usvisa-info.com, mbi tre Opsionet e Pageses dhe kryhet pagesa e vizes. Pagesa mund te kryhet me para ne dore tek Banka Kombetare Tregtare, on-line me karte krediti ne faqen e internetit http://albania.usvisa-info.com, ose on-line me karte krediti, duke telefonuar ne numrin pa pagese. Nese zgjidhet te paguhet me para ne dore, aplikantit do t'i duhet te plotesoje e printoje nga faqja e mesiperme e internetit kuponin e pageses per vizen, te cilin do ta dorezoje tek Banka Kombetare Tregtare. Nese aplikanti zgjedh te paguaje me para ne dore, do t'i duhet te prese 48 ore para se sistemi ta lejoje te caktoje nje date takimi.
HAPI I KATERT: Caktohet data e intervistes nga aplikanti ne http://albania.usvisa-info.com duke hyre tek llogaria e tij dhe duke vendosur numrin e fatures se pageses se vizes, ose duke telefonuar Qendren e Telefonatave dhe duke i dhene numrin e fatures se pageses se vizes per te caktuar nje date takimi.
HAPI I PESTE: Pergatiten dokumentet e kerkuara per nje vize jo-emigrimi. Ne faqen e internetit te Ambasades Amerikane http://albanian.tirana.usembassy.gov/appt_docs.html renditen dokumentet e kerkuara ne diten e intervistes. Pervec dokumenteve, qe aplikanti deshiron te paraqese, ai duhet te sjelle pasaporten aktuale, si dhe te gjitha pasaportat e skaduara, fleten e konfirmimit te formularit DS-160, dhe fleten e dates se takimit.
Rastet Kur Tarifa e Aplikimit eshte Paguar para Dates 19 Dhjetor:
Ne rast se aplikanti e ka paguar tarifen e aplikimit per vize jo-emigrimi ne Banken Intesa SanPaolo perpara dates 19 Dhjetor 2012, dhe nuk ka mundur te caktoje nje date takimi, atehere mund te dergoje nje e-mail ne TiranaUSConsulate@state.gov duke kerkuar nje date takimi. Ne kete e-mail duhet te perfshihet informacioni i meposhtem:
Emri i plote i aplikantit, datelindja, numri i konfirmimit te Formularit DS-160, numri i fatures dhe data e pageses, numer telefoni, adrese e-maili.
Komento Artikullin