Plani i ri Urbanistik, 7 zonat qe zhvillohen ne Tirane
Luljeta Ndoka
Plani i ri Urbanistik i publikuar dje, fryt i nje pune 10-mujore, parashikon se Tirana nuk do te kete me nje qender te vetme te madhe, sic eshte aktualisht qendra e Tiranes, ku si pike strategjike eshte sheshi "Skenderbej", por 8 qendra te medha. Krahas qendres se Tiranes, do te zhvillohen edhe 7 te tjera, te cilat, sipas specifikave do te kene institucione administrative, kulturore, argetuese, sportive por edhe biznesi. Keto projekte u bene te ditura dje, ne konsultimin qe bashkia e Tiranes beri me perfaqesuesit e shoqatave te ndertimit dhe te biznesit, ne lidhje me planin e zhvillimit urban te qytetit.
Rajoni i Tiranes, duke qene se pritet qe te shkoje ne 13, milione banore, eshte vendosur qe te ndahet ne 600 blloqe, per te cilat jane parashikuar qendra kulturore, ekonomike, arsimore, etj.
Kryebashkiaku Lulzim Basha tha se Plani Urbanistik parashikon zhvillim te madh ne Komunen e Paskuqanit, Berxull, Kashar, Vaqarr, Dajt, Farke dhe Kamze. Kurse Agron Lufi, arkitekt, pedagog i Arkitektures ne Inxhinierine e Ndertimit dhe anetar i grupit te punes per hartimin e Planit Urbanistik te Tiranes foli me detaje mbi risite: "Parashikojme 5 unaza, qe do te na japin akses per zhvillimin e ketyre poleve. Nga ana tjeter, pervec Parkut te Liqenit, Parkut te Paskuqanit dhe atij te farkes, pritet qe t'i jepet jete edhe tre parqeve te tjera si atij te Saukut, Dajtit dhe Kasharit".
Duke u ndalur ne shtate zonat qe marrin zhvillim te gjere ne Tirane, z.Lufi theksoi se ky plan parashikon krijimin e 7 poleve te zhvillimit te Tiranes dhe i renditi ato.
Nje pol zhvillimi eshte ai qe shtrihet poshte Stacionit te Trenit dhe qe merr nje hov te madh zhvillimi, me zbatimin e projektit te "Grimshae Architects", per Bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes. Nje tjeter pol shtrihet ne zonen e spitaleve, i cili ka dimension kryesor aktivitetin shendetesor, por natyrisht do te kete edhe sherbime te tjera per qytetaret. Nje pol tjeter do te shtrihet ne qytetin Studenti, me funksion kryesor arsimin, por plani sugjeron pasurimin e kesaj zone me sherbime te tjera rekreative, sociale dhe administrative, ne menyre qe te pasurohet dhe forcohet roli i ketij poli.
Sakaq, nje pol i ri, ai jug-perendimor do te krijohet rishtas, duke akomoduar sherbime qe Tirana i ka me mangesi, kryesisht do te jene sherbimet rekreative dhe sportive. Kurse nje tjeter pol eshte ai qe shtrihet pergjate Fushes se Aviacionit, ne te cilin planifikohen sherbime biznesi dhe rekreacioni. Gjenerimi i ketij poli do te katalizoje dhe rizhvillimin e kesaj zone, si nje nga zonat me te neglizhuara te qytetit. Nderkaq, ne Polin e Kombinatit eshte parashikuar dhe akomodimi i disa funksioneve sportive, me sfond olimpik. Ndersa, poli veri-perendimor parashikon forcimin e funksionit arsimor te Koder-Kamzes dhe pasurimin e sherbimeve dhe funksioneve ne kete zone.
***
Rajoni i Tiranes, duke qene se pritet qe te shkoje ne 13, milione banore, eshte vendosur qe te ndahet ne 600 blloqe, per te cilat jane parashikuar qendra kulturore, ekonomike, arsimore, etj. "Nje rendesi mjaft e madhe ne plan, i kushtohet zhvillimit te Kombinatit, i cili do te kete tramvajin, por edhe nje qender mjaft te madhe ekspozite", thane ekspertet gjate prezantimit. Qendra ose, sic preferojne t'i quajne arkitektet, pole zhvillimi, do te kete muze, opera, universitet, Lunapark, cirk, etj. Sipas draftplanit, ne zonat kryesore, lartesia e godinave multifunksionale do te jete 18 metra, e kullave, 30 letra, ndersa e banesave, 21 metra. Perkatesisht, per dy te fundit, sheshi parashikohet te jete rreth 1 mije metra katrore. Sa u perket zonave rurale, vilat nuk duhet te jene me shume se 9 metra te larta. Ky Plan ka ne themel te tij parime te forta te respektimit te prones private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Hapesirat e gjelbra zene nje vend te rendesishem. Po qarte, percaktohet edhe pasaporta per secilin bllok dhe formula e menaxhimit te prones. Studimi urbanistik sjell nje vleresim te barabarte te prones private, si ne rastet kur ndertohet pallat, ashtu edhe kur eshte e destinuar per lulishte apo per rruge
Ky Plan parashikon krijimin e 7 poleve te zhvillimit te Tiranes:
Nje pol zhvillimi eshte ai qe shtrihet poshte Stacionit te Trenit dhe qe merr nje hov te madh zhvillimi, me zbatimin e projektit te "Grimshae Architects", per Bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes.
Nje tjeter pol shtrihet ne zonen e spitaleve, i cili ka dimension kryesor aktivitetin shendetesor, por natyrisht do te kete edhe sherbime te tjera per qytetaret.
Nje pol tjeter do te shtrihet ne qytetin Studenti, me funksion kryesor arsimin, por Plani sugjeron pasurimin e kesaj zone me sherbime te tjera rekreative, sociale dhe administrative, ne menyre qe te pasurohet dhe forcohet roli i ketij poli.
Nje pol i ri, ai jug - perendimor do te krijohet rishtas, duke akomoduar sherbime qe Tirana i ka me mangesi, kryesisht do te jene sherbimet rekreative dhe sportive.
Nje tjeter pol eshte ai qe shtrihet pergjate Fushes se Aviacionit, ne te cilin planifikohen sherbime biznesi dhe rekreacioni. Gjenerimi i ketij poli do te katalizoje dhe rizhvillimin e kesaj zone, si nje nga zonat me te neglizhuara te qytetit.
Ne Polin e Kombinatit eshte parashikuar dhe akomodimi i disa funksioneve sportive, me sfond olimpik.
Ndersa, poli veri-perendimor parashikon forcimin e funksionit arsimor te Koder -Kamzes dhe pasurimin e sherbimeve dhe funksioneve ne kete zone.
Arkitekti Lufi: 7 polet qe zhvillohen
Zona poshte Stacionit te Trenit, me projektin e Bulevardit te ri.
Zona e spitaleve, me dimension kryesor aktivitetin shendetesor
Zona e Qytetit Studenti, me funksion kryesor arsimin
Poli i ri jug - perendimor do te krijohet rishtas
Zona pergjate Fushes se Aviacionit, me qellim biznesin
Poli i Kombinatit, me funksione sportive, me sfond olimpik
Poli veri-perendimor ne zonen e Koder -Kamzes
Pese Unazat, si do te vendosen ne kryeqytet
Tirana do te kete nje rrjet prej 5 unazash. Unaza 2, eshte ajo qe dikur quhej Unaza e Mesme, qe gjithashtu do te funksionoje me sens unik levizjeje, por ne drejtimin e kundert te levizjes me Unazen 1. Unaza 3 eshte praktikisht Unaza ekzistuese e qytetit, por qe sugjerohet plotesimi i saj per pjesen jugore te qytetit. Plotesimi i saj ne pjesen jugore eshte tejet i veshtire, ne krijimin e nje gjurme te plote, ndaj mund te pranohet nje ridimensionim i saj, duke komprometuar nje pjese te fluksit te levizjes. Unaza 4 eshte risi per Tiranen, pasi sot nuk ekziston as si gjurme ne asnje prej planeve. Duke qene se distanca nga Unaza 3 deri te Unaza 5 eshte relativisht e madhe, konsiderohet e rendesishme qe te vendoset Unaza 4, ne gjurmen e se ciles mund te shtrihet dhe nje nga linjat e Tramit. Sipas draftplanit, Tirana nuk do te kete me nje qender te vetme te madhe, sic eshte aktualisht qendra e Tiranes, ku si pike strategjike eshte sheshi Skenderbej, por 8 qendra te medha. Krahas qendres se Tiranes, do te zhvillohen edhe 7 te tjera, te cilat, sipas specifikave do te kene institucione administrative, kulturore, argetuese, sportive por edhe biznesi.
Unaza 1, Unaza e madhe e Tiranes
Unaza 2, do te quhet ish-Unaza e mesme
Unaza 3 eshte praktikisht Unaza ekzistuese e qyteti
Unaza 4, ku mund te shtrihet edhe linja e Tramit.
Unaza 5, ne zonen e shkolles teknologjike
Komento Artikullin