E Merkure, 22 Maj 2013
Nė 100 vjet shtet, shqiptarėt, krah pėr krah me pragmatizėm fetar
Nga Thomas Patrick Melady
Nga Thomas Patrick Melady

Profesor nė Institutin e Politikave Botėrore nė Washington DC, SHBA, ish Ambasador i SHBA-sė nė Vatikan



Njė indikator bazė, mbi gjendjen e institucioneve demokratike tė njė vendi nė ditėt e sotme, ėshtė niveli i lirisė fetare nė kėtė vend, njė shekull mė parė



Panorama e sotme shqiptare

Sė pari, pozicioni i shtetit nė lirinė e fesė, ėshtė reflektuar natyrshėm nė Kushtetutė. Korniza ligjore dhe politike e Shqipėrisė, ėshtė nė pėrputhje me lirinė fetare. Kushtetuta aktuale garanton lirinė e besimit fetar, gjithashtu shume ligje dhe akte tė tjera kontribuojnė nė ushtrimin e lirė tė besimit fetar, nė Shqipėri.

Raporti ndėrkombėtar i lirisė fetare, i botuar nga departamenti i shtetit, pėrfshin deklaratėn e mėposhtme nė lidhje mė lirinė e fesė nė Shqipėri:

“Kushtetuta garanton lirinė e fesė, dhe ligje tė tjera dhe amendamente qė kontribuojnė nė praktikimin e lirė tė fesė. Qeveria respekton lirinė fetare nė predikim… Ligji i tė gjitha niveleve mbron kėtė tė drejtė plotėsisht kundėr dhunės, qoftė ajo nga shteti apo sektori privat. Shteti ėshtė laik. Sipas Kushtetutės, nuk ka asnjė fe zyrtare dhe tė gjitha fetė janė tė barabarta, sidoqoftė, komunitetet kryesore fetare (Myslimanė Sunni, Bektashi, Ortodoks, dhe Katolik), gėzojnė njohje zyrtare tė pranueshme (p.sh. Festa zyrtare) dhe status social, i bazuar nė praninė e tyre historike nė vend. Festat zyrtare pėrfshijnė ditėt e shenjta, pėr tė gjitha fetė kryesore”.



Diktatura e Hoxhės, njė ėndėrr e keqe pėr Shqipėrinė

Sot, gjendja e lirisė fetare nė Shqipėri ėshtė krejt ndryshe nga periudha e diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės. Ky i fundit, menjėherė sapo mori pushtetin nė krye tė Frontit Demokratik nė 1945-n, vendosi ndryshime drastike.

Pronat e institucioneve fetare u shtetėzuan, dhe pronat e manastireve, dioqezave dhe famullive, e kishin tė kufizuar nė 20 hektarė sipėrfaqen e tokės. Duke u bazuar nė reformėn agrare tė vitit 1946, toka bujqėsore nė Shqipėri u rishpėrnda. Shumė nga klerikėt dhe lidershipi i besimeve fetare, u torturuan dhe ekzekutuan. Mė 1946-ėn, tė gjithė klerikėt e kishės katolike romake u dėbuan, njė goditje e rėndė pėr njė numėr tė madh shkollash dhe qendrash tė pėrkrahjes sociale nė vend.

Politika e diktaturės “hoxhiane”, rrjedh nga mendimet personale tė Hoxhės pėr fenė. Ai ka qenė dhunshėm kundėr fesė, dhe objektivi i tij ishte tė bėnte Shqipėrinė njė vend ateist.

Kjo ėshtė arsyeja qė periudha komuniste shqiptarė ishte mė e egra ndaj institucioneve fetare, krahasuar me vendet e tjera nė Europėn Lindore dhe Ballkan.

Periudha anti-fetare e diktaturės sė Hoxhės, arriti pikėn kulmore me Kushtetutėn e vitit 1976, ku neni 55 ndalonte veprimtaritė fetare.



Ėndrra e keqe “hoxhiane”, ishte njė anomali nė jetėn shqiptare.

Shqipėria ėshtė njohur si njė vend me tolerancė. Edhe nė 5 shekuj tė regjimit Osman, i cili konvertoi 70% tė popullsisė shqiptare nė myslimane, periudhė qė nxori shtresėn e pasur myslimane nė skenėn e elitės shqiptare, vazhdonte ende toleranca ndaj besimeve tė tjera fetare.

Kushtetutat e miratuara pėrpara diktaturės sė Hoxhės, tė gjitha kanė patur pėrfshirė se Shqipėria nuk kishte besim fetar zyrtar, pėrcaktonin se besimet fetare ishin tė respektuara dhe pėrmbanin se tė gjithė shqiptarėt kishin tė drejtėn tė zgjidhnin besimin e tyre fetar, apo tė refuzonin besimin nėse e dėshironin. Kėto ishin ndjenjat e vėrteta tė popullit shqiptar, dhe kėto ndjenja dhe besime, krah pėr krah me pragmatizmin fetar, ato kanė qenė njė pjesė e brendshme e kulturės shqiptare.

Situata nė Shqipėrinė e sotme

Me ardhjen e fundit tė diktaturės sė egėr tė Enver Hoxhės, Shqipėria u kthye nė traditėn e saj tė shėndoshė dhe tė gjatė, tė lirisė fetare. Sot, institucionet fetare luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė fushėn e arsimit. Kryeministri Sali Berisha ėshtė nė krye tė qeverisė pėr dy mandate, prej vitit 2005 dhe njė figurė kyēe nė jetėn politike tė Shqipėrisė, qė pas rėnies sė qeverisė komuniste. Ai ka qenė dhe ėshtė njė mik i vendosur dhe i besueshėm i Shteteve tė Bashkuara. Nė bisedat e mia me z.Berisha, ėshtė e dukshme, se ai ėshtė i ndjeshėm ndaj traditės shqiptare tė lirisė fetare dhe tolerancės.

Institucionet Arsimore-Fetare

Ministria e Arsimit nė Shqipėri, konfirmon se shkollat publike janė laike, dhe indoktrinimi fetar nė kėto shkolla ndalohet me ligj. Nga mė shumė se 100 institucione arsimore tė lidhura me shoqata dhe fondacione, 15 kanė prirje fetare.

Sipas ligjit, shkollat me prirje fetare duhet tė liēencohen nga Ministria e Arsimit, dhe kurrikulumi duhet tė jetė nė pėrputhje me standardet kombėtare tė arsimit. Njė numėr shkollash tė licencuara, janė nėn administrimin e grupeve myslimane dhe katolike, tė cilat nuk kanė patur ndonjė problem nė marrjen e liēencave pėr hapjen e kėtyre shkollave. Faktori i fortė kulturor i tolerancės, ėshtė i pranishėm nė sistemin arsimor nė Shqipėri.

Shqipėria dhe Kosova

Shqipėria po jep njė shembull shumė tė mirė pėr Kosovėn, shtetin fqinj qė ka fituar pavarėsinė prej 2008-ės. Sfida nė Kosovė pėr liri fetare, mund tė jetė edhe mė e madhe pėr arsye tė konflikteve etnike midis komuniteteve shqiptare dhe atyre serbe. Lidershipi shqiptar ka qenė njė force e rėndėsishme nė promovimin e tolerancės nė Kosovėn fqinje, njė vend me popullsi myslimane.

“Feja e shqiptarit ėshtė Shqiptaria”

Nė kuadrin e politikės aktuale amerikane, e cila bėnė thirrje pėr thellimin e dialogut me vende kryesisht myslimane, ėshtė njė fat qė nė brigjet e Adriatikut, nė zemėr tė Europės, ėshtė njė vend ku 70% e popullsisė i pėrkasin besimit mysliman dhe dy besimet e tjera kryesore, ortodoksėt dhe katolikėt, qė pėrbėjnė 20 dhe 10 pėr qind tė popullsisė, gėzojnė liri tė plotė besimi.***

Ėshtė gjithashtu njė fakt, se ky nuk ėshtė njė fenomen i ri, por ashtu si Pashko Vasa, intelektual shqiptar i shekullit tė XIX-tė, ka thėnė se “feja e shqiptarit ėshtė Shqiptaria”. Ky aspekt historik dhe i mishėruar nė kulturėn shqiptare, shėrben si njė shembull i lirisė fetare pėr vendet e tjera, me popullsi kryesisht myslimane. Kjo ėshtė njė arsye e rėndėsishme pėr tė siguruar marrėdhėnie pozitive bilaterale midis SHBA-sė dhe Shqipėrisė. Nė vizitat e mia nė Shqipėri, gjatė dekadės sė kaluar, karakteristika kryesore kulturore, e cila ėshtė gjithmonė e pranishme nė kėtė shtet me pluralizėm fetar, ėshtė toleranca. Shqiptarėt, qė i pėrkasin tre besimeve tė ndryshme, jetojnė nė harmoni me njėri-tjetrin. Nė kėtė vend me shumicė myslimane, Papa Gjon Pali II vizitoi Tiranėn zyrtare mė 1993-shin, dhe po punohet pėr themelimin e Universitetit Katolik nė Shqipėri. Nė kėtė dekadė tė dytė tė mijėvjeēarit tė tretė, Shqipėria ka marrė vlerėsime maksimale pėr vendosmėrinė e saj drejt lirisė fetare dhe tolerancės. Toleranca ėshtė pjesė e traditės shqiptare. Diktatura e Hoxhės ishte njė periudhė brutale. Tranzicioni demokratik ka qenė i vėshtirė, por tani traditat demokratike tė mirėfillta janė rivendosur. Tradita e tolerancės fetare shqiptare, shumė shpejt u rigjallėrua si njė faktor i rėndėsishėm nė jetėn kulturore dhe qytetare tė vendit.

Shqipėria, ky vend me shumicė myslimane, ėshtė njė shembull qė tregon se liria e besimit fetar dhe vlerat e fesė islame, jo vetėm qė mund tė bashkėjetojnė por edhe tė lulėzojnė sė bashku.

* Liria fetare nė Shqipėri, analizė botuar nė “Ambassador Review”, www.americanambassadors.org, (titulli i redaksisė)

**Byroja pėr Demokracinė, Tė Drejtat e Njeriut dhe Punėn, Departamenti i Shtetit, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Raporti Ndėrkombėtar pėr Liritė Fetare, 2009

***World Factbook, 2010



Kush ėshtė Ambasadori Melady



Thomas Patrick Melady, ėshtė diplomat karriere i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Ai ka qenė Ambasador nė tre mandate, me tre Presidentė tė ndryshėm, Uganda, Burundi dhe Selia e Shenjtė-Vatikan, nė vitet ‘80-’90, dhe drejtues pėrfaqėsimi nė OKB, pėr njė mandat tjetėr, me njė president tė katėrt.

Nė diplomacinė botėrore do tė kujtohet gjatė, si drejtues i negociatave pėr njohjen e shtetit tė Izraelit nga Vatikani, duke qenė zėdhėnėsi i drejtpėrdrejtė i Presidentit Bush Senior, nė takimet e tij me Papa Gjon Palin e II-tė, tė cilat pėrfunduan me sukses nė vitin 1993, me njohjen e tij si shtet.

Ambasadori Melady njihet si ekspert i ēėshtjeve politike nė Europėn Qendrore dhe Lindore, duke qenė edhe autor i 15 librave analitikė pėr kėto ēėshtje.

Thomas Patrick Melady ėshtė Doktor Honoris Causa, nė njėzet e tetė (28) universitete tė botės.

Ka drejtuar si Rektor dhe President, tre universitete nė SHBA, dhe sot ėshtė President Emeritus i Universitetit Katolik, “Sacred Heart”, nė SHBA.

Gjithashtu, Melady ka qenė kėshilltar i Presidentit Regan pėr arsimin, dhe ndihmės sekretar shteti pėr arsimin universitar, gjatė presidencės sė tij.

Ai ėshtė nderuar pėr merita civile, nga tetė shtete tė botės.

Sot, Ambasadori Melady ėshtė Kryekėshilltar i grupit tė pėrfaqėsuesve tė Vatikanit, nė Kombet e Bashkuara.

Profesor nė shumė universitete amerikane, ai drejton sot katedrėn e ēėshtjeve ballkanike, nė Institutin e Politikave Botėrore, nė Washington DC.



Thomas Patrick Melady, pėr Shqipėrinė*



E kam dashur shumė bukurinė e brigjeve tė Adriatikut.

Ky ėshtė njė aset i rėndėsishėm qė mund tė zhvillohet, nė mėnyrė qė turistė nga tė gjitha anėt e botės, ta vizitojnė dhe ndihmojnė nė zhvillimin e Shqipėrisė, si njė vend me potencial. SHBA dhe perėndimi duhet tė ndihmojnė Shqipėrinė, tė identifikojnė asete tė tjera tė cilat mund tė kontribuojnė nė transformimin e vendit nė njė nivel tė ri zhvillimi.

Sali Berisha, kryeministri i Shqipėrisė, ėshtė i vendosur tė eliminojė korrupsionin nė vendin e tij, dhe tė fitojė respektin e komunitetit ndėrkombėtar, njėkohėsisht pėrmbushė sfidat euro-atlantike te Shqipėrisė, dhe ėshtė e qartė se kryeministri vazhdimisht ka bėrė ndryshime tė konsiderueshme. Lajtmotivi i Berishės, ėshtė se jeta duhet dhe mund tė pėrmirėsohet. Progresi i konsiderueshėm, ka bėrė qė tė ngrejė Shqipėrinė nė njė nivel tė ri, demokraci qė i ofron njerėzve tė saj, shpresė pėr tė ardhmen.

Nuk ka asnjė dyshim, qė Shqipėria ka kaluar njė tranzicion tė vėshtirė, nga komunizmi nė demokraci.

Opozita duket e paaftė tė konstatojė, se ka disa ēėshtje tė rėndėsishme kombėtare, tė cilat duhen zgjedhur krah pėr krah me ekzekutivin. Objektivi ėshtė njė strategji bipartizane, pėr tė gjetur zgjidhjen e problemeve kryesore tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė njė fushė ku kėshilltarėt e Europės Perėndimore dhe ata amerikanė mund tė ndihmojnė. Nė SHBA, tė gjithė flasin pėr mbėshtetje bipartizane, nė probleme tė interesit kombėtar qė kėrkojnė mbėshtetje bipartizane. Shqipėria ka nevojė pėr ndihmė, nė mėnyrė qė tė krijojė njė traditė, ku tė gjitha partitė politike tė bien dakord tė punojnė sė bashku, dhe tė arrijnė konsensus nė zgjidhjen e sfidave. Shqipėria nuk mund tė pėrballojė mė grindje tė brendshme tė stėrzgjatura.

*www.americanambassadors.org


Komento Artikullin
    Emri
    Kerkohet. Pak Karaktere. lejohen 20 karaktere.
    Email
    Kerkohet Email i gabuar
    Koment
    Kerkohet Lejohen 1000 karaktere
     

    NJOFTIM

    Gazeta "Koha Jonė" kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė.
    Gjithashtu gazeta "Koha Jonė" kėrkon tė punėsojė korrektor/e.

    Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn nė email: redakskj@kohajone.com. Kėrkesat pranohen deri mė datė 20 Prill 2013.


    Flash news

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:32 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:31 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:31 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:31 | NJOFTIM 14 PRILL 2013 Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn

    18:31 | Gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė: Gazetar/e pėr sektorėt: Politikė, Kulturė. Gjithashtu gazeta “Koha Jonė” kėrkon tė punėsojė korrektor/e. Pėrvoja nė punė nė kėto sektorė, duhet tė jetė tė paktėn 3-vjeēare. Dėrgoni njė CV tuajėn nė email: redakskj@ko

    22:41 | Njoftim nga Televizioni ABC NEWS Televizioni ABC NEWS shpall konkurs pėr gazetarė. Kandidatet duhet tė kenė mbaruar arsimin e lartė dhe tė kenė njohuri shumė tė mira tė gjuhės angleze. Tė interesuarit tė paraqiten nė redaksinė e TV ABC NEWS sė bashku me n

    22:50 | Lexoni mė 17 Tetor 2012 te “KJ” – PAS SHKODRĖS Edhe Korēa kundėr grevės sė urisė: Ėshtė politike

    22:42 | Lexoni mė 17 Tetor 2012 te “KJ” – KOHA TJETĖR, Genc Prelvukaj: Eliza Dushku, atdhetari gjysmake

    22:42 | Lexoni mė 17 Tetor 2012 te “KJ” – TRASHĖGIMIA, Dy vėllezėr vrasin babanė, zhduken duke marrė arratinė

    SONDAZH

    Kush eshte shkaktar per shtyrjen e procesit te integrimit?
    Mazhoranca
    Opozita
    Te dyja bashke


    Shiko rezultatet

    ANALIZA - OPINIONE

    Faze nervozizmi ne PS

    Fatos SalliuPartia Socialiste rrezikon te humbase kontrollin elektoral pasi krejt pa pritur eshte perfshire nga nje nervozizem acarues ndoshta e kapur nga ethet per te fituar zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo cilesi, e manifestuar me pare tek kryetari Edi Rama, tashme po “infekton” edhe nivele te tjera te hierarkise. Me gjithe permbajtjen e mundimshme, kreu socialist e ka pasur te pa mundur te mos shfryje ndaj ish...

    Majtas ka hyre uje

    Nga Frrok CupiDje, gjithe bota mori vesh se te paret qe lane anijen e Te Majtes se “shekullit te kaluar” ishin te paret qe krijuan Europen e re e te lire: Franca, Gjermania dhe bashke me keto Anglia e Italia. Internacionalja e vjeter u shperbe. Ne Shqiperi lajmi tingellon akoma me afer, sepse me “Internacionalen ne goje” njerezit e ketij vendi u shtyne dhunshem drejt ferrit, drejt burgjeve, internimeve, aksioneve dhe...

    Idete e Rilindjes Kombetare dhe shkolla si themel i demokracise

    Nga Prof. Dr. Albert FrasheriShkolla dhe drita e Rilindjes Kombetare me kujtuan nje liber te vyer, Essč skeptike, shkruar nga Bertrand Russell e ne te cilin ai shkruan mbi shoqerite moderne, pa kursyer kritikat kah lindja e sovjeteve e as nga perendimi. Per pikepamjet e tij i hoqen katedren ne Trinity College dhe e shperblyen me 6 muaj burg. Ne 78 vjec e nderuan me cmimin Nobel ne letersi. Russell, nje anglez qe sistemi e refuzoi duke...

    Koha Jone RSS

    Politike
    Aktualitet
    Opinion
    Ekonomi
    Rajon
    Reportazh
    Sociale
    Dosier
    Kulture
    Nderkombetare
    Sport

     


    15 vjet "Opinion", tė gjithė nė TV Klan


    Thaci: Kapitull i ri per Kosoven


    Mbi njė milion katalonas nė rrugė, kėrkojnė pavarėsi

    Politike

    Ekonomi

    Sociale

    Rajon

    Kulture

    Show Biz