Gazrat e stomakut, shkak nje sere ushqimesh
Nje pjese e mire e popullsise ka probleme te gazrave te shkaktuara nga stomaku. Mjeket fajesojne nje sere faktoresh, te cilet sjellin keto probleme, por nder me kryesoret jane ushqimet. Sipas mjekut gastroenterolog, Altin Cekodhima, cdo njeri ka gazra dhe i eliminon ato duke gromesire ose nepermjet rektumit. Mirepo disa njerez mendojne se kane shume gazra kur realisht ato kane sasi normale te tyre. Nderkohe qe ka persona te tjere e kane kete problem, i cili duhet te mjekohet, ndersa me heret duhet te gjendet edhe shkaktari i tij.
Cfare i shkakton gazrat, a eshte ushqimi nje shkaktar?
Shumica e njerezve prodhojne 1-4 pints (1.89 liter) dhe kane 14 here gazra ne dite.
Gazi eshte i perbere kryesisht prej avujve pa ere te dioksidit te karbonit, oksigjenit, azotit, hidrogjenit dhe ndonjehere dhe te metanit. Era e pakendshme e tyre vjen prej baktereve qe ndodhen ne zorren e trashe, te cilat clirojne sasi te konsiderueshme gazi qe permban sulfur. Gazi ne traktin tretes (ezofag, stomak, zorre te holla dhe zorra e trashe) vjen nga dy burime, pikerisht nga gelltitja e ajrit dhe nga shperberja normale e disa ushqimeve te patretura prej flores bakteriale normale ne zorren e trashe. Gelltitja e ajrit eshte nje shkak i shpeshte i gazrave ne stomak. Cdo njeri gelltit nje sasi ajri gjate konsumimit te ushqimeve dhe ujit. Megjithate, ngrenia e ushqimeve dhe pirja e ujit shpejt, pertypja e camcakezeve, pirja e duhanit apo proteza dhembesh te lirshme mund te shkaktojne gelltitje ajri. Gromesira eshte menyra me shpeshte kur ajri i gelltitur, i cili permban azot, oksigjen, dyoksid karboni clirohet nga stomaku. Gazi i mbetur leviz drejt zorres se trashe ku pjeserisht absorbohet (perthithet), pjesa tjeter clirohet nepermjet rektumit. Stomaku gjithashtu cliron dyoksid karboni kur lengjet acide te stomakut bashkohen me bicarbonate (qe jane baza), por nje pjese e madhe e dioksidit te karbonit perthithet ne qarkullimin e gjakut dhe nuk kalon ne zorren e trashe.
Si ndikon ushqimi ne krijimin e ketyre gazrave?
Trupi yne nuk tret dhe perthith disa karbohidrate (sheqerin, niseshtene dhe fibrat qe gjenden ne disa ushqime) ne zorret e holla per shkak te pamjaftueshmerise apo mungeses se disa enzimave. Keto ushqime te patretshme kalojne nga zorret e holla ne ate te trashen, ku flora bakteriale normale i shperben ato duke prodhuar hidrogjen, dioksid karboni dhe ne 1/3 e personave metan. Perfundimisht, gazrat e prodhuara clirohen nga rektumi. Njerezit qe prodhojne metan nuk eshte e thene te kene shume gazra apo shenja te vecanta. Ushqimet qe prodhojne gazra ne nje person mund te mos prodhojne dhe ne nje tjeter po. Disa bakterie normale te zorres se trashe mund te shkaterrojne hidrogjenin qe disa baktere te tjera e prodhojne. Balancimi i dy llojeve te baktereve mund te shpjegoje pse disa njerez kane me shume gazra se te tjeret.
Cilat ushqime shkaktojne gazra?
Shumica e ushqimeve qe permbajne karbohidrate mund te shkaktojne gazra. Ne kontrast yndyrat dhe proteinat shkaktojne me pak gazra. Sheqernat qe shkaktojne gazra jane :
Trisaharidet qe eshte kompleks sheqernash dhe gjendet tek fasulet ne sasi te madhe. Ne sasi me te vogla gjendet tek: lakrat, laker Brukseli, brokoli, asparagu, perimet dhe te te gjithe dritherat. Laktoza, e cila eshte sheqeri normal i qumeshtit. Gjithashtu gjendet te produktet e qumeshtit, te cilat jane: te gjithe llojet e djatherave, akulloret, ne te gjithe ushqimet e perpunuara sic jane buka, cerealet dhe salcat per sallat. Disa njerez, per shembull, afrikanet, amerikanet dhe aziatiket kane vlera me te uleta se normalja te enzimes qe tret laktozin gjate femijerise se tyre, e cila rritet me vone per t'u ulur perseri ne moshen madhore (pleqeri). Si rezultat, keta njerez kane sasi te shtuar gazrash pasi kane konsumuar ushqime qe permbajne laktoze. Fruktoza, e cila gjendet tek qepet, dardha dhe gruri. Ajo gjithashtu perdoret si embeltues ne aperitiv dhe lengje frutash.
Sorbitoli, i cili normalisht gjendet tek frutat ku perfshihen: mollet, dardhat, pjeshkat dhe kumbullat e fresketa dhe te thata. Gjithashtu perdoret si embeltues artificial ne disa ushqime dietike, embelsira pa sheqer dhe ne camcakez. Po keshtu edhe niseshteja, e cila gjendet tek patatet, misri, gruri dhe makaronat, te cilat prodhojne gazra, pasi shperbehen nga flora bakteriale normale e zorres se trashe. Disa ushqime permbajne fibra te tretshme dhe te patretshme. Fibrat e tretshme shperbehen lehtesisht ne uje duke u kthyer ne mase te rreshqitshme si gjel ne zorre. Gjenden ne krundet e tersheres, fasulet, bizelet, ne shumicen e frutave. Keto lloje fibrash nuk shperbehen pa arritur ne zorre te trashe keshtu qe prodhojne gazra. Fibrat e patretshme, nga ana tjeter, kalojne te pandryshuara ne zorre dhe prodhojne sasi te vogel gazi. Krundet e grurit dhe disa perime, permbajne keto lloje fibrash.
Cilat jane shenjat dhe problemet e gazrave?
Shenjat me te shpeshta te gazrave jane clirimi i gazrave prej rektumit (zorres se trashe), dhimbje barku, fryrje barku dhe gromesira. Gjithsesi jo cdo njeri i perjeton keto shenja. Faktoret percaktues probabilist mund te jene: sasia e gazrave qe trupi prodhon, sasia se sa acide yndyrore trupi perthith dhe ndjeshmeria e personit ndaj gazrave ne zorre te trashe.
Gromesira, nje gromesire e rastit gjate ose pas nje vakti eshte normale dhe clirohet gaz kur stomaku eshte plot me ushqim. Megjithate, njerezit qe gromesijne vazhdimisht mund te kene gelltitur shume ajer dhe e clirojne ate para se ai te hyje ne stomak. Ndonjehere nje person me gromesira te shumta mund te kete crregullime te traktit te siperm tretes stomakut) sic jane: semundja e ulcerave peptike, urth dhe gastropareze (dobesim i muskujve te stomakut si rezultat ulje te peristaltikes se stomakut). Ne disa raste, disa njerez mendojne se duke cliruar gazin e gelltitur mund te qetesohen nga keto crregullime dhe ky person, me qellim apo pa qellim mund te krijojne zakonin e gromesires per t'u lehtesuar.
Cilat jane metodat diagnostikuese qe perdoren tek keta paciente?
Per shkak se gazrat mund te jene prej crregullimeve serioze eshte shume e rendesishme te gjendet shkaku. Doktori zakonisht fillon me vleresimin e dietes dhe shenjat. Doktori mund t'i kerkoje pacientit te mbaje nje ditar te ushqimeve dhe pijeve qe konsumon per nje periudhe te caktuar kohe. Ne qofte se dyshohet se gazrat vijne per insuficience ndaj laktozes doktori mund t'ju keshilloje te shmangni qumeshtin dhe produktet e tij per nje kohe te caktuar. Testet laboratorike te gjakut dhe frymes mund te behen per te vertetuar intolerancen ndaj laktozes. Vec kesaj, per te percaktuar nese nje person prodhon sasi te shumta gazi ne zorre apo zakonisht eshte i ndjeshem ndaj volumit normal te gazit, doktori mund t'i kerkoje pacientin te numeroje gjate dites clirimin e gazrave duke mbajtur nje ditar per to. Rishikim i kujdesshem i dietes dhe sasise se gazit te cliruar mund te ndihmojne per te bere lidhjen me ndonje ushqim specifik me shenjat dhe per te percaktuar ashpersine e problemit. Per shkak se shenjat qe mund te kete nje person jane te variueshme, doktori mund te kerkoje teste te tjera plotesuese diagnostikuese, ne varesi te shenjave dhe faktoreve te tjere.
Si trajtohen gazrat?
Eksperienca ka treguar qe menyrat me te shpeshta per te pakesuar shqetesimet dhe gazrat jane ndryshimet ne diete, marrje disa ilaceve, dhe pakesimi i sasise se ajrit te gelltitur.
Nga ana tjeter, mjeku mund t'u keshilloje pacienteve te konsumojne sa me pak ushqime qe prodhojne gazra. Megjithate, per shume njerez kjo do te thote te heqin nga dieta e tyre ushqime te shendetshme sic jane: frutat, perimet, te gjithe dritherat, qumeshtin dhe nenproduktet e tij. Doktori gjithashtu mund te sugjeroje kufizimin e ushqimeve me yndyra te larta per te pakesuar fryrjen dhe shqetesimet e barkut. Kjo ndihmon stomakun te zbrazet lehte duke lejuar gazrat te levizin drejt zorreve te holla. Fatkeqesisht sasia e gazrave te prodhuar prej disa ushqimeve varion nga nje person te tjetri. Ilacet qe nuk kane nevoje per pershkrim nga mjeku jane ne dispozicion per pacientet per te pakesuar shenjat ku perfshihen antiacidet dhe simetikoni. Enzimat tretese sic eshte laktaza shtese ne fakt mund te ndihmoje te treten karbohidratet duke i lejuar njerezit te konsumojne ushqim normal pa shkaktuar gazra. Antiaciditet ndihmojne duke u bashkuar me flluskat e gazrave duke i bere me te lehta per t'u gromesire. Gjithsesi, keto medikamente nuk kane efekt ne gazrat qe ndodhen e ne zorre. Doza e antiacideve eshte ne varesi te medikamentit qe perdoret dhe moshes se pacientit.
Pakesimi i gelltitjes se ajrit
Per ato qe kane gromesira te shpeshta, doktori mund t'u sugjeroje te pakesojne sasine e ajrit qe gelltisin. Rekomandimet jane: shmangia e camcakezeve, ngrenia shpejt, ngrenia e embelsirave te renda, pirja uje me shishe dhe jo me gote. Ngrenia e copave te vogla dhe pertypja ngadale e ushqimeve tek personat qe kane proteza dentare te lirshme dhe te konsultohen me dentistin per vendosjen protezave fikse te palevizshme. Ndonese gazrat mund te jene te parehatshme dhe te sikletshme nuk jane jete-kercenuese. Duke kuptuar shkaqet, menyren e pakesimit dhe trajtimin mund t'u ndihmoje te gjeni sado pak qetesim.
Komento Artikullin