Ulet norma baze te interesit, ecuri pozitive e ekonomise shqiptare
Ardian Fullani*
Ne mbledhjen e tij te dates 28 korrik 2010, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise mori ne shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikes Monetare te tremujorit te dyte te vitit 2010. Pasi u njoh me zhvillimet me te fundit ekonomike dhe financiare ne vend, me projeksionet e tyre per te ardhmen, si dhe pasi vleresoi balancen e rreziqeve te pritshme, ne perfundim te diskutimeve, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te ule normen baze te interesit, me 0.25 pike perqindjeje. Pas ketij vendimi, norma e marreveshjeve te riblerjes me afat maturimi nje javor eshte 5 per qind krahasuar me nivelin e meparshem te saj prej 5.25 per qind.
***
Zhvillimet ekonomike dhe monetare gjate dy tremujoreve te pare te vitit 2010 kane qene pergjithesisht ne linje me parashikimet e Bankes se Shqiperise. Aktiviteti ekonomik megjithese ne terma te ngadalesuara ka shenuar rritje pozitive.
Presionet inflacioniste kane ardhur ne renie nderkohe qe balancat e jashtme te ekonomise jane permiresuar. Tregjet financiare kane patur me shume frymemarrje, duke u karakterizuar nga:
* renie e primeve te rrezikut,
* permiresim i situates se likuiditetit,
* tendence renese e normave te interesit; dhe
* qetesi relative e kursit te kembimit.
Keto linja zhvillimi pritet te ruhen edhe ne periudhen e ardhshme.
Ecuria e ekonomise shqiptare mund te konsiderohet pozitive, vecanerisht ne kontekstin e zhvillimeve te ekonomise boterore dhe te ecurise se vendeve te rajonit, si dhe ne raport me dimensionet e sfidave me te cilat ajo u perball gjate kesaj periudhe. Keto sfida perbene nje test te forte per qendrueshmerine e ekonomise shqiptare, ne nivel makro dhe mikroekonomik, si dhe per kapacitetet institucionale e politike te administrimit ekonomik.
Megjithate, te analizuara ne detaje, zhvillimet ekonomike e monetare te gjashtemujorit te pare te vitit ofrojne me shume nuanca ne interpretimin e tyre. Ekonomia shqiptare vuan ende nga nje kerkese e ulet e brendshme dhe nga probleme ne financimin e aktivitetit. Rritja ekonomike dhe zhvillimi ekonomik nuk jane te balancuar ne te gjithe sektoret e ekonomise. Ato jane mbeshtetur me shume ne kerkesen e huaj se ne kerkesen e brendshme dhe permbajne ne vetvete nje ecuri me dinamike te sektorit te industrise dhe te sherbimeve, kundrejt ngadalesimit te sektorit te bujqesise dhe te deges se ndertimit.
Po keshtu, rritja ekonomike e kesaj periudhe eshte shoqeruar nga nje ecuri me e ngadalte e tregut te punes dhe e treguesve te punesimit, duke rritur kapacitetet e pashfrytezuara njerezore dhe kapitale te ekonomise shqiptare. Nga ana tjeter, ecuria ekonomike gjate kesaj periudhe ka ilustruar rendesine qe ka ruajtja e balancave makroekonomike ne zhvillimin e qendrueshem dhe afatgjate te vendit, si dhe nevojen per kontributin e te gjithe aktoreve ekonomike ne garantimin e tyre.
Keto mesazhe, te cilat perbejne edhe temat kryesore te ketij raporti tremujor, do ti trajtoj me ne detaje ne vijim.
***
Konteksti boteror, i cili ka shoqeruar zhvillimin ekonomik te vendit gjate kesaj periudhe, eshte paraqitur i permiresuar, por duke shfaqur gjithashtu nje luhatshmeri te madhe te tregjeve financiare dhe te ndjeshmerise se investitoreve.
Ekonomia boterore ka vijuar rikuperimin ekonomik edhe ne tremujorin e dyte te vitit 2010, e nxitur me se shumti nga rritja e shpejte ekonomike ne vendet ne zhvillim dhe stimujt fiskale e monetare te vendeve te zhvilluara. Eurozona po jep shenja te nje rritjeje te qendrueshme por partneret tane kryesore tregtare, Italia dhe Greqia, kane nje ecuri me pak pozitive. Pavaresisht rritjes se kerkeses, hendeku negativ i prodhimit ne nivel boteror ka prodhuar presione te uleta inflacioniste, te cilat priten te mbeten te tilla edhe ne horizontin afatmesem.
Gjithsesi, kjo tablo pozitive mbetet ende e paplotesuar per sa kohe qe papunesia eshte ne nivele te larta ne pjesen me te madhe te vendeve. Treguesit e borxhit publik jane ngarkuar me barren fiskale te kontraktuar si rrjedhoje e masave te kushtueshme te qeverive te ndermarra gjate dy viteve te fundit per te stimuluar ekonomine, nderkohe qe hapesira fiskale eshte ngushtuar ndjeshem.
Shqetesimi per qendrueshmerine fiskale, vecanerisht ne disa prej vendeve te eurozones, eshte reflektuar edhe ne ecurine e tregjeve financiare, te cilat jane karakterizuar nga rritje e primeve te rrezikut dhe zgjerim i marzheve te kerkuara te fitimit.
Ne kete kontekst boteror, statistikat zyrtare tregojne se ekonomia shqiptare i eshte rikthyer rritjes. Pas renies se prodhimit te brendshem bruto ne tremujorin e fundit te vitit 2009 dhe aktivitetit te dobet ekonomik te muajve te pare te vitit 2010, te dhenat e disponuara te sektorit real dhe monetar sugjerojne se ekonomia shqiptare ka patur nje rritje ekonomike pozitive gjate gjysmes se pare te vitit.
Sipas te dhenave paraprake nga INSTAT, prodhimi i brendshem bruto u rrit me 2 per qind ne terma vjetore gjate tremujorit te pare te vitit.
Rritja e kerkeses se jashtme eshte pasqyruar pozitivisht ne ecurine e sektorit te industrise, i cili u rrit me 27.5 per qind ne kete periudhe.
Nga ana tjeter, ngadalesimi i kerkeses ne vend eshte manifestuar ne ritme te moderuara te rritjes se sektorit te sherbimeve dhe ne vazhdimesine e tkurrjes se deges se ndertimit.
Zhvillimet me pozitive ne ecurine e prodhimit te brendshem bruto ne tremujorin e pare te vitit 2010, mbeshteten gjithashtu edhe prej te dhenave cilesore. Ne vecanti, treguesi i tendences ekonomike regjistroi nje nivel 4.6 pike me te larte krahasuar me nje tremujor me pare, ndonese ky tregues qendron ende mjaft poshte mesatares se tij afatgjate.
Se bashku me indikatore te tjere te terthorte, si tendenca e rritjes se kreditimit dhe nje ritem me i shpejte i realizimit te te ardhurave buxhetore, pritjet e biznesit dhe konsumatoreve per tremujorin e dyte sugjerojne se rritja ekonomike ne kete periudhe ka qene e afert me ate te tremujorit te pare te vitit.
Ne mungese te te dhenave te nevojshme dhe ne kohe mbi zhvillimet ne komponentet e kerkeses, analizat tona te bazuara mbi tregues indirekte sasiore dhe cilesore sugjerojne se kerkesa e brendshme eshte kushtezuar nga ecuria e ngadalte e konsumit, nga renia e investimeve dhe nga nje kontribut me i ulet i sektorit fiskal.
Nga ana tjeter, forcimi i kerkeses se huaj dhe permiresimi i termave te tregtise, eshte reflektuar ne rritjen e konsiderueshme te eksporteve tona dhe ne nje kontribut me te larte te tyre ne kerkesen agregate.
Shpenzimet konsumatore jane shfaqur te permbajtura ne pjesen e pare te vitit.
* Renia e kredise konsumatore dhe e remitancave,
* ngadalesimi i rritjes se pagave,
* rritja e ulet e importit te mallrave per konsum,
* niveli i ulet i besimit konsumator dhe
*rritja e prirjes se individeve per te kursyer, tregojne per ritme te uleta te konsumit privat gjate kesaj periudhe.
Ky i fundit eshte kushtezuar nga:
* ngadalesimi i ritmit te rritjes se te ardhurave te disponueshme,
*burime te kufizuara te financimit,
* nje sjellje me konservatore e konsumatoreve ne kushtet e pasigurise se shtuar per te ardhmen dhe
* ngadalesimi ne treguesit e punesimit.
Investimet private vleresohen ne renie gjate pjeses se pare te vitit, por me nje kontribut negativ me te ulet se ne gjysmen e dyte te vitit te kaluar.
Kjo ecuri eshte diktuar ne masen me te madhe nga niveli i ulet i shfrytezimit te kapaciteteve ne ekonomi. Per me teper, kushtet e shtrenguara te aplikuara nga bankat kane dekurajuar kerkesen per kredi.
Megjithate, zhvillimet me te fundit, si:
* rritja e kerkeses se bizneseve per kredi per investime,
* rritja e importit te mallrave te ndermjetem dhe atyre kapitale,
permbajne sinjale pozitive per nje kthim te mundshem ne territor pozitiv te ketij komponenti te kerkeses. Sektori publik ka vijuar te jape nje kontribut pozitiv ne rritjen e kerkeses agregate gjate gjashtemujorit te pare te vitit 2010. Politika fiskale ka patur natyre ekspansioniste, por ne nje mase me te moderuar krahasuar me nje vit me pare.
Megjithese eshte ngushtuar me 36 per qind ne terma vjetore, deficiti buxhetor ka qene ndjeshem me i larte se niveli i parashikuar.
Shpenzimet buxhetore te realizuara per kete periudhe jane 4 per qind me te uleta se ne gjashtemujorin e pare te vitit te kaluar. Ritmet vjetore te rritjes se shpenzimeve korrente jane ngadalesuar ne 7.1 per qind, nderkohe qe investimet publike kane rene me 33.5 per qind.
Nen efektin e ecurise se ngadalte ekonomike, te ardhurat fiskale jane rritur me ritme te uleta historike, prej 3.3 per qind.
Banka e Shqiperise, vlereson si nje hap ne drejtimin e duhur rishikimin ne ulje te deficitit buxhetor dhe te planit te shpenzimeve publike.
* Garantimi i qendrueshmerise fiskale,
* ulja e primeve te rrezikut te lidhura me te,
* forcimi i besimit te publikut, si dhe
* krijimi i hapesirave per nje akses me te madh te sektorit privat ne tregjet financiare,
perbejne disa prej elementeve thelbesore qe mundesuan lehtesimin e metejshem te politikes monetare te Bankes se Shqiperise, duke shmangur nje sterilizim te mundshem te aksioneve tona ne lidhje me normen e interesit.
Gjithsesi, konsolidimi fiskal ne funksion te mbajtjes ne parametra te pershtatshem te treguesve te deficitit dhe te borxhit publik, duhet te shkoje pertej veprimeve te ndermarra ne periudhen afatshkurter. Qendrueshmeria fiskale duhet te adresohet ne te ardhmen nepermjet adoptimit te nje rregulli fiskal te qarte, i cili duhet te sherbeje si udherrefyes dhe kushtezues i sjelljes se politikes fiskale ne periudhen afatmesme e me tej.
Rritja e kerkeses se jashtme dhe pozita me favorizuese e kursit te kembimit ka nxitur nje ecuri mjaft te mire te eksporteve tona, te cilat jane rritur me 62 per qind ne pese muajt e pare te vitit. Paralelisht me te, kerkesa e dobet e brendshme ka percaktuar nje rritje te ulet vjetore te importeve, duke ndihmuar ne ngushtimin me 16.2 per qind te deficitit te bilancit tregtar.
Keto zhvillime kane rezultuar ne nje kontribut me pozitiv te eksporteve neto ne kerkesen agregate. Ato kane sjelle gjithashtu korrektimin e vazhdueshem te deficitit te llogarise korente, duke i sherbyer edhe stabilizimit te vleres se monedhes vendase. Korrektimi ne renie me 2.7 pike perqindjeje te PBB-se i deficitit te llogarise korente eshte nje sinjal inkurajues per qendrueshmerine e pozicionit te jashtem te vendit. Megjithate, prurjet financiare neto ne llogarine kapitale dhe financiare u reduktuan me 62.9 per qind ne terma vjetore gjate tremujorit te pare te vitit 2010. Gjithashtu, remitancat te cilat perbejne nje burim te rendesishem te financimit te deficitit tregtar, vleresohen me nje renie prej 6.7 per qind ne terma vjetore.
Te dy keto zhvillime ritheksojne faktin se pozicioni i jashtem i ekonomise shqiptare mbetet nje dobesi strukturore e saj, e cila kerkon nje korrektim te metejshem.
Investimet e huaja direkte, te cilat u rriten me 25.8 per qind gjate tremujorit te pare, perbejne burimin me te sigurt per financimin e deficitit te llogarise korente. Keto investime duhet te nxiten me tej me politika atraktive per investitoret e huaj dhe reforma strukturore ne ekonomine shqiptare.
Inflacioni vjetor ne muajin qershor rezultoi 3.2 per qind. Ngadalesimi i inflacionit vjetor, nje zhvillim ky i verejtur qe ne muajin mars te ketij viti, eshte ndikuar nga presionet e uleta nga kahu i kerkeses, ulja e cmimeve te prodhimeve bujqesore dhe stabilizimi i kursit te kembimit.
Vlerat e uleta te inflacionit baze konfirmojne balancen e presioneve te uleta inflacioniste, ne kushtet e kapaciteteve te pashfrytezuara ne tregjet e punes dhe kapitalit.
Ngadalesimi i kerkeses do te kushtezoje veprimin e presioneve ne kahun renes te inflacionit edhe ne periudhen ne vazhdim, nderkohe qe ecuria e treguesve monetare tregon per presione te dobeta inflacioniste me natyre monetare.
Goditjet nga kahu i ofertes ne cmimet e konsumit, sikurse pritej, kane rezultuar te perkohshme dhe nuk kane prekur pritjet e agjenteve ekonomike per inflacionin, te cilat mbeten te mire-ankoruara rreth objektivit te Bankes se Shqiperise. Ruajtja e stabilitetit te cmimeve eshte arritur ne saje te nje vendimmarrjeje te pershtatshme te politikes monetare, edhe pse ne kushtet e pasigurise per zhvillimet e ardhshme dhe te mungeses se informacionit statistikor ne kohen e duhur. Gjate periudhes se marre ne analize, politika jone monetare ka patur nje karakter stimulues, duke ruajtur norma te uleta interesi dhe duke injektuar likuiditetin e nevojshem dhe me afate te pershtatshme maturimi per te mbeshtetur aktivitetin e tregjeve financiare dhe kreditimin e ekonomise.
Ne pergjigje te kesaj politike, normat e interesit ne tregun nderbankar jane shfaqur te qendrueshme, duke reflektuar dhe situaten e stabilizuar te likuiditetit ne sistem, nderkohe qe normat afatgjata te interesit kane patur tendenca renese si pasoje e niveleve me te uleta te primeve te rrezikut. Ne vecanti, yield-et e letrave me vlere te qeverise per te gjitha maturitetet ne tregun primar kane vazhduar te bien gjate tremujorit te dyte. Kjo periudhe eshte karakterizuar gjithashtu nga rritja e metejshme e depozitave ne sistemin bankar dhe zhvendosja kohore e tyre drejt depozitave me afat. Me rritjen e kursimeve te publikut te depozituara ne sistem, edhe normat e interesit te depozitave kane shfaqur prirje renese.
Nga ana tjeter, me gjithe permiresimin e situates se likuiditetit dhe renien e kostove te financimit te aktivitetit, kreditimi per sektorin privat vazhdon te rritet me ritme te uleta. Rritja mesatare vjetore e kredise per sektorin privat shenoi 9 per qind ne tremujorin e dyte te vitit.
Tregu i kredise vazhdon te karakterizohet nga luhatshmeria e normave te interesit dhe kushte te shtrenguara te kredidhenies.
Gjithsesi, zhvillimet e muajve te fundit permbajne nota pozitive, sidomos ne tendencat rritese te ritmit te kredise, ne orientimin me te madh te saj drejt mbeshtetjes se investimeve dhe ne riaktivizimin e aktivitetit kreditues ne valute, per njesi ekonomike te cilat gezojne mbrojtje natyrale ndaj rrezikut te kursit te kembimit.
Banka e Shqiperise e ka promovuar dhe do ta mbeshtese vazhdimisht nje zhvillim te tille, duke inkurajuar sistemin bankar dhe kredi-marresit te punojne me shume per gjetjen e formave, instrumenteve dhe praktikave efektive per nxitjen e kredise.
***
Vendimmarrja e sotme e Bankes se Shqiperise pasqyron nje analize te plote:
* te zhvillimeve ekonomiko financiare qe kane karakterizuar ekonomine tone keto muajt e fundit,
* te zhvillimeve rajonale dhe me gjere,
* te balancave te rreziqeve si dhe,
* te parashkimeve dhe pritshmerive per te ardhmen,
Banka e Shqiperise beson se sistemi bankar do ta percjelle ne ekonomi ne kohe dhe ne intensitetin e duhur. Shtimi i depozitave, situata e likuiditetit ne sistemin bankar, kerkesa ne renie e buxhetit, krijojne premisa reale per orientimin me te madh te fondeve ne financimin e sektorit privat.
Vemendje te vecante, Banka e Shqiperise do ti kushtoje edhe ndermjetesimit ne valute nga sistemi bankar. Gjendja e depozitave ne valute dhe nje sere zhvillimesh te permendura me siper krijojne nje shtrat te besueshem per kanalizimin e tyre ne ekonomi me kosto me te ulura. Ky do te jete edhe nje nga drejtimet ku ne do te ndalemi ne vazhdimesi ne pjesen e mbetur te vitit 2010 e me tej.
Banka e Shqiperise gjykon se kushtet monetare si dhe raportet e kerkeses dhe te ofertes ne tregjet kryesore te ekonomise, jane te pershtatshme per ruajtjen e stabilitetit te cmimeve ne periudhen afatmesme. Politika monetare e Bankes se Shqiperise do te vijoje te mbetet nje politike e kujdesshme, duke synuar gjithnje permbushjen e objektivit te inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.
*Guvernator i Bankes se Shqiperise
Komento Artikullin