E Enjte, 02 Shtator 2010
Rama, deputeteve te PS: Lini mandatet, te bllokohen vizat
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vendosur te radikalizoje qendrimin opozitar duke i kerkuar deputeteve te Grupit Parlamentar te dorezojne mandatet e tyre, ne sesionin e ri te Legjislatures aktuale te Kuvendit, e pritshme per ne shtatorin e ardhshem, pas mbylljes se sesionit te tanishem kete vere. Nje hap i tille qe do te mund te conte ne daljen nga Parlamenti te afro gjysmes se deputeteve, do te rrezikonte shume bllokimin e vizave per shqiptaret. Kjo pasi nisma e Edi Rames qe kerkohet te aplikohet pas pak muajsh, vjen pikerisht ne periudhen e vjeshtes kur Bashkimi Evropian ka paralajmeruar te jape vendimin perfundimtar per heqjen e vizave per shtetasit shqiptare me te gjitha vendet e BE. Burime brenda grupit parlamentar te Partise Socialiste pohojne se Edi Rama, kryetar i PS ka zhvilluar takime tet a tet me nje pjese te mire te deputeteve socialiste, te cilet pasi kane degjuar propozimin e kreut te partise se tyre, kane dhene fjalen per te dorezuar mandatin e deputetit, qe do te radikalizonte shume situaten politike ne vend, dhe do te bllokonte Kuvendin, ne miratimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar, si dhe procesin e integrimit te vendit ne BE, pasi ne vjeshte merret vendimi per statusin e vendit kandidat per ne BE, ku kriteri politik eshte nje nder kriteret kryesore per kete vendim. Ia vlen te theksohet se deri me tani ky eshte nje propozim dhe pritet te marre jete javet e ardhshme, kur te mblidhet dhe grupit per te percaktuar qendrimin politik ndaj Kuvendit. Kjo mase radikale vjen menjehere pas bojkotit parlamentar gjashte mujor te Kuvendit, protestave ne te gjithe vendin dhe greves se urise ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, si dhe faktin e fundit qe nderkombetaret nuk e mbeshteten ne qendrimin e tij per hapjen e kutive, jo duke respektuar Kushtetuten dhe kornizen ligjore por kerkuan njohjen e legjitimitetit te zgjedhjeve, Parlamentit dhe te qeverise dhe bashkepunimin per reformat e rendesishme. Kjo u pa pasi dhe negociatoret e Parlamentit Evropian u terhoqen, gje qe e pranoi edhe vete kreu socialist Edi Rama, teksa ne letren e derguar ne drejtim te Daul dhe te Shultz kerkoi qe te mos terhiqen nga negocimi. Pavaresisht se dy kreret e grupeve me te medha parlamentare, ne Parlamentin Evropian, perkatesisht PPE dhe PSE, kane kerkuar qe politika shqiptare ta zgjidhe vete ngercin politik permes transparences duke respektuar Kushtetuten, Rama ka vendosur te filloje perpjekjet per radikalizmin e situates politike ne vend. Ai kerkon te mbaje nen tension politik, dhe nen trysnine e nje politike konfliktuale vendin, pikerisht ne prag te dhenies se vizave per qytetaret shqiptare dhe marrjes se vendimit per statusin e vendit kandidat per ne BE. Nje tension qe do te reflektoje permes bojkotit, dorezimit te mandateve te deputetit, te mosnjohjes se zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar. Kjo nisme e kryetarit socialist Edi Rama, vjen dhe ne prag te zgjedhjeve vendore qe do te zhvillohen pranveren e ardhshme, duke tentuar pikerisht tensionin politik, nga frika e ballafaqimit zgjedhor per vendoret.

Komento Artikullin
    Emri
    Kerkohet. Pak Karaktere. lejohen 20 karaktere.
    Email
    Kerkohet Email i gabuar
    Koment
    Kerkohet Lejohen 1000 karaktere
     
    Flash news

    21:30 | PD, 2 pyetje Ramės: 1. ēfarė fshihet pas heshtjes pėr 2 korrikun? 2. pse nuk e pėrmend 20-vjetorin nė daljet e mėrzitshme?

    21:28 | Arben MALAJ i ftuar nė Asamblenė e parė Mesdhetare tė Valencias, me temėn “Dialogu mesdhetar – Institucionet dhe qytetaria nė Mesdhe

    21:28 | neser ne "kj", lista e plote e personave qe kerkojne te pajisen me viza nga ambasada greke

    21:25 | dokumentari "2-13 korrik 1990", nje prodhim i Tv kombetar Klan dhe programit "opinion"

    21:25 | blendi fevziu rrefehet neser per "koha jone" si lindi ideja para vetem pak ditesh per dokumentarin

    21:24 | gazetari blendi fevziu prezanton dokumentarin historik "2-13 Korrik 1990"

    17:29 | Montobbio: Heqja e taksave tė dyfishta pėr t'i dhėnė hov investimeve tė huaja nė vendin tonė

    17:29 | hiqen taksat e dyfishta mes shiperise dhe spanjes, lehtesohet serish biznesi

    16:45 | Interpol Tirana ekstradon nga Spanja tė kėrkuarin Mandi Baha, dėnuar me 6 vjet burg pėr grabitje

    16:15 | kreu i ps, edi rama: Une jam krenar qe opozita t'i rikthehet bojkotit parlamentar

    16:14 | Akuza e forte e kryeministrit: Ramiz Alia u pėrpoq tė manipulonte vrasjen e Artin Bashės

    16:12 | neser ne "koha jone" do te lexoni detajet e plota, kush eshte ambasadori i ri i shba qe zevendeson uidhers

    16:11 | presidenti barak obama vendos z.aleksander arvizu per ambasador te ri te shba ne tirane

    KOMENTE TE ZGJEDHURA

    Hermes Mankollari
    po profili natyror kishte "recital i malesorit" nga Migjeni dhe "Evgjeni Grande" nga Balzaku jo keto qe keni publikuar ju.

    fghgh
    ooooo berlukson o magar mus e shit se ta hejki kryt

    petrit sinani
    po edhe pse ka qen nje shaka bravo policis qe po mundohet te mbajn sigurin e qytetearve shqiptare

    Dibra
    Ne pushtetin komunis enveris kishte shume xhelat, nejeri prej tyre dhe me i rezikshmi ishte alija. Them kete se ai arriti te behet kapo i klaneve kriminele komuniste. Pra ai ka qen edhe me i besueshmi gjate gjithe kohes. Per kete them se, eshte turp qe nje...

    rajmond almina
    folklori epika legjendare

    SONDAZH

    Ku mendoni se kushtojne me shtrenjte pushimet?
    Ne Shqiperi
    Jashte vendit


    Shiko rezultatet

    ANALIZA - OPINIONE

    Ku fle lepuri

    Basir CollakuNdonese eshte shume e hershme mencuria popullore e cila na kujton se qeveria e ze lepurin me qerre, druaj se ne ditet e mbushura me deklarata nga foltorja socialiste ka zene vend dyshimi se opozita kerkoka nga lepuri te zere qerren, qeverine dhe mazhorancen, te permbyse kokeposhte proven antike te njerezimit. E, kete barre te rende ia ka ngarkaur Lepurit, shume e rende per nje lepur, se paku nese eshte...

    Porosite gjermane

    Prof. Dr. Agim ZogajZeri i diplomacise gjermane ne ndertimin e politikes se jashtme te BE-se, perhere ka qene dhe eshte i nje peshe te vecante. Gjermania, ndryshe nje nder koloset e projektit te BE-se, i cili projekt po synon ta bej realitet endrren per nje Evrope te re, per nje Evrope te lire, djep i perbashket i civilizimeve te kombeve te sotme paraqet faktor te rendesishem ne ndertimin e politikave gjitheperfshirese te...

    Ndertimet ne Tirane, ndal eksperimenteve

    Agim Berisha*Gjate nje vizite pune ne France, shijoja me endje gjithe ato bukuri te atij vendi dhe thoja me vete, jane me fat ata qe jetojne aty, jane me fat ata qe jane francez. Nuk e kam share asnjehere fatin tim, i cili ka qene me te tatepjetat e te perpjetat e veta, si per cdo njeri tjeter. Por shpesh them se nuk ka vlere vetem fati personal, ai eshte shume i rendesishem, por eshte i plote kur lidhet me fatin e kombit, pjese e te...

    Koha Jone RSS

    Politike
    Aktualitet
    Opinion
    Ekonomi
    Rajon
    Reportazh
    Sociale
    Dosier
    Kulture
    Nderkombetare
    Sport

     
    SONDAZH
    A duhet te kete nje sistem pikesh per emerimin e gjyqtareve?
    PO
    JO


    Shiko rezultatet


    Topalli nė Azerbajxhan, bisedime pėr ekonominė dhe Kosovėn. Topalli shoqerohej dhe nga deputeti i PS, Ben Blushi


    Nė kryeqytetin e ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, Shkup, u bė sot promovimi i doracakut pėr zbatimin e masave dhe veprimeve pėr pengimin e larjes sė parave dhe financimit tė terrorizmit


    Dr Sharon K. Taylor, njė veteriner me Shoqatėn Amerikane pėr mbrojtjen e peshqve dhe Dan Alonso Menaxher i Organziatės Kombėtare tė migrimit tė peshqve nė Aransas dhe tė tjerė, marrin pjesė nė lirimin e njė lelikani tė egėr nė Houma, Luiziana