E Enjte, 02 Shtator 2010
Prania eshte si macja, jo si qeni
Frrok Cupi
Socialistet thone se kane ardhur ne Parlament, por nuk kane ardhur; thone se e pranojne Gjykaten, por nuk e pranojne; e pranojne Evropen, por edhe nuk e pranojne; se kane pranuar zgjidhjen, por perseri gati per te dale ne rruge.... A jane si macja apo si qeni?- sipas Getes. Keta qe thone se tani ne Shqiperi ka nje krize, me mire te mendoheshin thelle dhe te gjenin fjalen “hije”. Fjala qe shkon me shume eshte “hije”. Vete “kriza” eshte shkaktuar per shkak te hijes. Partia ish- komuniste (Socialiste), tetembedhjete vjet pas renies, u kthye ne hije. Si sot nje vit me pare, ne momentin kur kishte menduar se “demokracia mbaroi”, humbi te drejten per te sunduar edhe nje here tjeter. Partia Socialiste (ish-komuniste) ka sunduar 57 vjet qe nga krijimi i saj. Ne te kaptuar te vitit te 57, u ndodh para deres ku dikur kishte hyre lirshem dhe kerkonte perseri hyrje. O ne Pallatin e Pushtetit, o do te kthehej perseri ne hije. Si ne tregimin e Franc Kafkes “Para ligjit”. - Para Ligjit eshte nje deretar- shkruan Kafka. Atij i drejtohet dikush qe do te hyje. Deretari thote se nuk mund te hyje. Njeriu mendohet dhe pyet nese mund te vije me vone. “Meqe te terheq aq shume fakti qe eshte e ndaluar, atehere perpiqu te hysh”, thote deretari. Por mos harro se une jam i fundit, cdo dere ka nje deretar”. Njeriu qe kishte ardhur beri te gjitha lajkat per ta joshur deretarin, por nuk mundi. Me ne fund iu lut pleshtave te gezofit te deretarit qe ta bindnin te zone. Por as kjo nuk ndodhi, sipas shkrimtarit te famshem Franc Kafka. Partia Socialiste, gjate nje viti ka pritur ne deren e Pushtetit, o te hynte, o vdekja. 200 burra e gra, njesoj si “200 petritet”, e vitit 1941 i coi ne ferrin e nje greve per jete a vdekje. Pastaj, nje nate, si me pleshtat e gezofit te njeriut para Ligjit, Partia Socialiste u lut para restorantit “Crocodile” qe shefi i Pushtetit te degjoje lutjen. As kjo nuk ndodhi. Nje jete te tere, qe nga zgjedhjet e kaluara, Partia Socialiste, eshte shfaqur si “Hije”. Ne Parlament ka hyre sa per te mos humbur rrogat, por edhe ne shesh sa per te manifestuar heroizem. Ka kerkuar komisione, por nuk ka pritur deri ne fund; ka kerkuar kutite, por nuk ka shkuar ne deren ku kerkohen kutite. As heroike, as melankolike! Para se te zhvilloheshin zgjedhjet politike te qershorit 2009, Partia Socialiste humbi nga “radaret” per militantet e vet socialiste: here u shfaq si e gjelber, here si roze, here pertej se majtes dhe here pertej se djathtes.Gjithnje si hije. Para dy ditesh, qe nga Radio VOA, kryetari socialist tha se nuk do te marre pjese ne zgjedhjet lokale, por “Berisha do te me kete perballe”. Perseri hije. Cfare do te tregojne para deretarit, para militanteve, ose para pleshtave te gezofit te deretarit?!... Njeriu, cilido qofte ky, ka nje gje brenda vetes njesoj si te gjithe. Provo t’i tregosh tjetrit nje ngjarje qe e prek, dhe provo si reagon ai... Do te te pyese menjehere: “Ishe i pranishem?”. Prania eshte perendia, thoshte Arthur Shopenhauer. Njeriu thote “nuk isha” kur pyetet per nje krim qe behet ne sy te tij thote, “nuk degjova, as pashe” po per te njejten pyetje. Edhe arti ka shume pak deshmitare, libri e kultura- gjithashtu. Pemet e pyllit nuk e kane deshmine e njerezve, as zogjte, as peshqit. Shoqerise i mungojne deshmite e hapura. Edhe pse ka nisur epoka e shoqerive te hapura, vazhdon kultura e shoqerise se mbyllur, izolacioniste. Opozita politike mblidhet grusht ne seline e saj dhe kercenon per separatizem ose per mosprani. Nuk mund te thuhet as se ky eshte nje kthim pas, as se eshte nje iluzion. Komunistet e periudhes se Luftes se Ftohte, aplikuan metoden “Cohu, ikim nga tryeza” e armikut. Udheheqesit komuniste te Shqiperise jane cuar nga te gjitha tryezat e bisedimeve, qe nga Konferenca e Parisit, deri ne Moske e Pekin. Pse keta njerez nuk e duan pranine? 1. Mosprania eshte politike. Ne mbledhjen e 81 Partive Komuniste ne Moske, 1959, delegacioni shqiptar shenoi thyerjen e “kampit”. Kjo ishte fraza e krenarise, por ne fakt ndodhi vetem nje gje e thjeshte. Tanet u ngriten e iken nga tryeza. Ne nje nga sallat e Kremlinit, lideri sovjetik, Hrushov, kishte ftuar kater udheheqesit me te larte te Partise Komuniste te Shqiperise dhe iu tha fjale mikluese “duhet e bejme me shume per ekonomine tuaj, e dime se nuk kemi bere sa duhet, po ju pse kaq nervoze!”. Ne ate moment kryeministri yne u ngrit dhe tha se “nuk shitet Partia per 10 aspra”. Kaq ishte. Ata u cuan, iken, dhe nuk ishin me as pjese e asaj bote qe kishte mbetur ne Lindje. Te gjithe u shpallen armiq, qe nga Hrushovi deri te Dolores Ibarruri. Akti i “carjes” perfaqesonte strategjine e Lindjes ne pergjithesi, qe kishte zgjedhur rrugen e rezistences, ne vend te levizjes qe zgjodhi bota tjeter. 2. Prania zbulon inferioritetin e inferioreve. Puna eshte keshtu, kush shikon perpara nje me te mire se veten, i shmanget rruges. Eshte njesoj si me femrat. E bukura nuk ka shume shoqe. Pastaj kjo merr rrugen e suksesit, te zotesise, te burrerise per burrat dhe te elegances per femrat. Partia Socialiste, ne opozite, ka shume te drejte qe nuk behet e pranishme ne parlament, por te drejte sipas inferioritetit. Ka krijuar nje grup me deputete kliente, por jo te afte per te zhvilluar parlamentarizem. Ka therritur parlamentare te shpallur si te korruptuar, te perziere ne krime, etj. Ka share te gjitha ato kolona qe Evropa dhe njerezimi ketu i quajne pune te mbara. Pasi ka thene se nuk e do rrugen e Kukesit, pasi ka thene se nuk arrihet NATO, pasi ka thene se nuk e pranon gjykimin e Evropes, pasi eshte kapur duke punuar kunder lirise se qytetareve shqiptare ne Evrope, si mund te shfaqet ne Parlament?! Kur ve re superioritetin e tjetrit, mendon se tjetri te shikon me te njejten mase inferioriteti, ketu fillon urrejtja. 3. Prania dhe mosprania jane njerezore. Kush nuk eshte i pranishem ne pergjegjesite publike, do te thote se kjo i vjen nga brenda, ne zakonet njerezore, individuale. Ai qe nuk eshte “mik shtepie” per shumekend, nuk mund te jete as “mik i zotit”. Pergjegjesit politike te vecuar nuk mbajne me vete cilesite njerezore te “mikut te shtepise”. Keta nuk cmojne se armiqte jane te sinqerte, por edhe miqte duhet te jene gjithnje te tille. Mosprania ne miqesi dhe armiqesi nuk i lejon te njohin veten. Shtepia dhe miqte e shtepise kane ligjesi shume humane pranie. “Miku prezent i ngjan me shume maces, se sa qenit ne shtepi”, shkruan Gete. Ose nuk je prezent dhe nuk je mik.

Komento Artikullin
    Emri
    Kerkohet. Pak Karaktere. lejohen 20 karaktere.
    Email
    Kerkohet Email i gabuar
    Koment
    Kerkohet Lejohen 1000 karaktere
     
    Flash news

    21:30 | PD, 2 pyetje Ramės: 1. ēfarė fshihet pas heshtjes pėr 2 korrikun? 2. pse nuk e pėrmend 20-vjetorin nė daljet e mėrzitshme?

    21:28 | Arben MALAJ i ftuar nė Asamblenė e parė Mesdhetare tė Valencias, me temėn “Dialogu mesdhetar – Institucionet dhe qytetaria nė Mesdhe

    21:28 | neser ne "kj", lista e plote e personave qe kerkojne te pajisen me viza nga ambasada greke

    21:25 | dokumentari "2-13 korrik 1990", nje prodhim i Tv kombetar Klan dhe programit "opinion"

    21:25 | blendi fevziu rrefehet neser per "koha jone" si lindi ideja para vetem pak ditesh per dokumentarin

    21:24 | gazetari blendi fevziu prezanton dokumentarin historik "2-13 Korrik 1990"

    17:29 | Montobbio: Heqja e taksave tė dyfishta pėr t'i dhėnė hov investimeve tė huaja nė vendin tonė

    17:29 | hiqen taksat e dyfishta mes shiperise dhe spanjes, lehtesohet serish biznesi

    16:45 | Interpol Tirana ekstradon nga Spanja tė kėrkuarin Mandi Baha, dėnuar me 6 vjet burg pėr grabitje

    16:15 | kreu i ps, edi rama: Une jam krenar qe opozita t'i rikthehet bojkotit parlamentar

    16:14 | Akuza e forte e kryeministrit: Ramiz Alia u pėrpoq tė manipulonte vrasjen e Artin Bashės

    16:12 | neser ne "koha jone" do te lexoni detajet e plota, kush eshte ambasadori i ri i shba qe zevendeson uidhers

    16:11 | presidenti barak obama vendos z.aleksander arvizu per ambasador te ri te shba ne tirane

    KOMENTE TE ZGJEDHURA

    Hermes Mankollari
    po profili natyror kishte "recital i malesorit" nga Migjeni dhe "Evgjeni Grande" nga Balzaku jo keto qe keni publikuar ju.

    fghgh
    ooooo berlukson o magar mus e shit se ta hejki kryt

    petrit sinani
    po edhe pse ka qen nje shaka bravo policis qe po mundohet te mbajn sigurin e qytetearve shqiptare

    Dibra
    Ne pushtetin komunis enveris kishte shume xhelat, nejeri prej tyre dhe me i rezikshmi ishte alija. Them kete se ai arriti te behet kapo i klaneve kriminele komuniste. Pra ai ka qen edhe me i besueshmi gjate gjithe kohes. Per kete them se, eshte turp qe nje...

    rajmond almina
    folklori epika legjendare

    SONDAZH

    Ku mendoni se kushtojne me shtrenjte pushimet?
    Ne Shqiperi
    Jashte vendit


    Shiko rezultatet

    ANALIZA - OPINIONE

    Ku fle lepuri

    Basir CollakuNdonese eshte shume e hershme mencuria popullore e cila na kujton se qeveria e ze lepurin me qerre, druaj se ne ditet e mbushura me deklarata nga foltorja socialiste ka zene vend dyshimi se opozita kerkoka nga lepuri te zere qerren, qeverine dhe mazhorancen, te permbyse kokeposhte proven antike te njerezimit. E, kete barre te rende ia ka ngarkaur Lepurit, shume e rende per nje lepur, se paku nese eshte...

    Porosite gjermane

    Prof. Dr. Agim ZogajZeri i diplomacise gjermane ne ndertimin e politikes se jashtme te BE-se, perhere ka qene dhe eshte i nje peshe te vecante. Gjermania, ndryshe nje nder koloset e projektit te BE-se, i cili projekt po synon ta bej realitet endrren per nje Evrope te re, per nje Evrope te lire, djep i perbashket i civilizimeve te kombeve te sotme paraqet faktor te rendesishem ne ndertimin e politikave gjitheperfshirese te...

    Ndertimet ne Tirane, ndal eksperimenteve

    Agim Berisha*Gjate nje vizite pune ne France, shijoja me endje gjithe ato bukuri te atij vendi dhe thoja me vete, jane me fat ata qe jetojne aty, jane me fat ata qe jane francez. Nuk e kam share asnjehere fatin tim, i cili ka qene me te tatepjetat e te perpjetat e veta, si per cdo njeri tjeter. Por shpesh them se nuk ka vlere vetem fati personal, ai eshte shume i rendesishem, por eshte i plote kur lidhet me fatin e kombit, pjese e te...

    Koha Jone RSS

    Politike
    Aktualitet
    Opinion
    Ekonomi
    Rajon
    Reportazh
    Sociale
    Dosier
    Kulture
    Nderkombetare
    Sport

     
    SONDAZH
    A duhet te kete nje sistem pikesh per emerimin e gjyqtareve?
    PO
    JO


    Shiko rezultatet


    Topalli nė Azerbajxhan, bisedime pėr ekonominė dhe Kosovėn. Topalli shoqerohej dhe nga deputeti i PS, Ben Blushi


    Nė kryeqytetin e ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, Shkup, u bė sot promovimi i doracakut pėr zbatimin e masave dhe veprimeve pėr pengimin e larjes sė parave dhe financimit tė terrorizmit


    Dr Sharon K. Taylor, njė veteriner me Shoqatėn Amerikane pėr mbrojtjen e peshqve dhe Dan Alonso Menaxher i Organziatės Kombėtare tė migrimit tė peshqve nė Aransas dhe tė tjerė, marrin pjesė nė lirimin e njė lelikani tė egėr nė Houma, Luiziana